Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Kate Winslet flet për skenën famëkeqe të "Titanic"

Lapsi.al 26 September 2024
Kate Winslet flet për skenën famëkeqe të "Titanic"

Kate Winslet ka zbuluar së fundmi një fakt interesant rreth "Titanic".

Gjatë një pyetje-përgjigjeje të 92nd Street Y në një shfaqje paraprake të filmit të saj të ardhshëm Lee të hënën, më 23 shtator në New York City, u diskutua momenti famëkeq i derës në filmin e 1997-ës.

Ka qenë një debat prej vitesh nëse Jack Dawson i Leonardo DiCaprio-s mund të qëndronte pranë Rose Dewitt Bukater të Winslet pasi anija u mbyt.

Ndërsa Kate  foli me Josh Horowitz në ngjarjen e së hënës, ajo gjithashtu zbuloi se uji nuk ishte aq i thellë sa dukej në ekran.

Duke pranuar se DiCaprio me siguri ka "pësuar PTSD" nga pyetja për momentin viral të derës,  Winslet tha për xhirimin e skenës," Uji nuk ishte i thellë, më vinte deri tek beli. Leo ishte në gjunjë. Nuk mund të them më shumë sepse Jimmy Cameron do të më telefonojë për të më kritikuar," tha Winslet me shaka.

Diku tjetër në bisedë, Winslet kujtoi se kishte hyrë fshehurazi në një kinema në N.Y.C. për të parë Titanikun për herë të parë me dy miq.

"Kur u shfaq premierë në Londër, nuk isha shumë mirë. Kisha një helmim të tmerrshëm nga ushqimi dhe në fakt isha në spital në Londër, shumë e çuditshme. Dhe më pas kur doli në SHBA, në fakt isha në funeralin e një të dashuri", shtoi ajo. Kështu që nuk kam mundur të shijoj tamam publikimin e filmit", shtoi ajo duke e  përshkruar si "mjaft të çuditshme" të jesh në një "teatër të mbushur plot" me njerëz duke parë filmin.

 

Të këshilluara

Offset akuzon Cardi B për tradhti

Offset ka akuzuar ish-bashkëshorten, Cardi B, se ajo e ka tradhtuar gjatë kohës kur ishte shtatzënë. Gjatë një live në Instagram, reperi i “Clout”, u shpreh:...

15:19

Camila Cabello "tallet" me Sabrina Carpenter?

Camila Cabello u duk se "u tall" me Sabrina Carpenter gjatë performancës së fundit të "Señorita" duke kapërcyer titullin e këngës së fundit të kësaj të fundit. ...

15:18

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI