Flash

Beleri 'denoncon' krijimin e Shtetit Bektashi në KE: Implikohet anëtarësimi i vendit në BE

Lapsi.al 26 September 2024
Beleri 'denoncon' krijimin e Shtetit Bektashi në KE: Implikohet

Anëtari i Partisë Popullore në Parlamentin Europian, Fredi Beleri, ka denoncuar para Komisionin Europian planet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për krijimin e një shteti bektashi në Tiranë.

Me anë të një sërë pyetjesh të paraqitura para Komisionin Europian, Beleri thekson se krijimi i këtij shteti mund të ketë implikime për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai kërkon nga Komisioni të sqarojë nëse krijimi i tij shkel marrëveshjet ekzistuese, si dhe çfarë masash diplomatike do të ndërmerren për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri.

Në komunikimin e tij, Beleri shtron tri pyetje thelbësore për Komisionin:

  1. Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencialisht të ri dhe a shkel krijimi i tij marrëveshjet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE?
  2. A është krijimi i një shteti të tillë, i cili nuk do të mbajë zgjedhje, i përputhshëm me kriteret politike të Kopenhagës?
  3. Çfarë veprimesh diplomatike do të ndërmarrë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?

Kjo situatë pritet të sjellë debate të forta brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa e ardhmja politike e vendit vazhdon të jetë në diskutim.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI