Flash

Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Lapsi.al 26 September 2024
Salianjin e burgosën, por bastin publik e humbën

Gjykata e apelit të Tiranës ka forcuar bindjen e të gjithë atyre që besojnë se drejtësia e re është e vetmja kënetë që vijon të jetojë në një kohë, që pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare e ka hedhur pas krahëve: atë të dënimeve politike. Ajo ka dhënë verdiktin me 1 vit burg për deputetetin e opozitës, Ervin Salianji. Për kë nuk e mban mend ngjarjen, akuza ndaj tij është se publikoi një përgjim ku implikohej vëllai i ish ministrit të brendshëm Xhafa, Agroni, se jo vetëm i fshihej një dënimi të mëparshëm në Itali, por edhe vazhdonte trafikun nën mbrojtjen e pushtetit . Ngjarja që bëri bujë publikisht përmes nofkës së njërit prej protagonistëve të saj, “BABALE-s”, e tronditi imazhin e pushtetit që ende se kishte marrë veten nga skandali i Saimir Tahirit. Agron Xhafaj u detyrua që brenda natës të udhëtonte për t’u dorëzuar në Romë, madje pa i’u nënshtruar as provave të zërit, ndërsa Rama dhe ministri i tij i brendëshëm deklaruan, disa herë me radhë, se një agjensi e shquar inteligjence ka provuar se i ashtuquajturi përgjim është një manipulim.  

Lexo më tej:

Përgjimi i Babales/ Si po çmontohen alibitë e çiftit Rama – Xhafaj

Pra qeveria e mbështeti linjën e saj të mbrojtjes në pretendimin se përgjimi ishte një truk, i luajtur me aktorë, ndërsa, me stilin e vet humoristik, Rama e përqeshte Bashën se e pati kthyer selinë e PD-së në Kinostudio. Prova më e madhe për këtë ‘teatër” do të vinte nga ekspertiza ndërkombëtare…vunë bast ata.

Dhe pikërisht ky qe dështimi i tyre spektakolar. Kur prokuroria shqiptare i kërkoi një mendim, laboratori i specializuar i policisë italiane refuzoi të konfirmonte alibinë e Ramës dhe Xhafajt. Po kështu u soll edhe një nga institucionet më kredibël në kontinent, laboratori privat britanik, “JP French Associates". Pra askush nuk qe në gjendje ndërkombëtarisht të çertifikonte pretendimet e kupolës qeveritare.

Atyre u mbetej që alibinë e tyre ta prodhonin me metoda alla shqiptarçe. Njësoj si në rastin e Fredi Belerit, policia i thirri në ndihmë një kontigjenti të saj, të cilin e paguan për të dhënë dëshmi. Ai, Fredi Alizoti pretendoi se kishte qenë aktori i këtij skeçi. Provat se ai luajti rolin e një dëshmitari të manipuluar, duke pranuar pak burg në këmbim të parave janë të shumta.

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Në plot 9 përgjime të bëra publike rezultoi se ish drejtori i Policisë së Fierit, Berti Nushi dhe nëndrejtori Andon Marko, u angzhuan me mish e me shpirt për të manipuluar këtë “dshmitar vullnetar”. Këto përgjime tregojnë se ata e mbikqyrën dëshmitarin e rremë Alizoti, i thanë atij se do paraqitet dikush ti japë paratë, se do ti vijë një njeri “ta qerasi me birrë” dhe se u ndanë, në fund, me “pezmin” se ai për paratë që ka marë do të duhet të bëjë pak burg.

Skandali/ Dalin dokumentat, manipuloi dëshmitarin e dosjes Babale, gradohet drejtor policie

Mbi bazë të këtij pijetari palaço, të cilin e fabrikoi policia, kanë prodhuar vendime dy gjykata të këtij vendi, ajo e shkallës së parë dhe tani kjo e apelit. E në këtë prizëm, kjo fabul shërben edhe një herë më shumë për të bindur idiotët e dobishëm “pro atlantikë”, që vijojnë të çirren se besojnë tek drejtësia e re, se ajo është shndërruar tashmë në një sopatë, që regjimi po e përdor për të masakruar opozitën. Salianji, Beleri, procesi kundër Berishës dhe ato që pritet të vijojnë janë të gjitha në të njëjtën linjë. Motoja e tyre është: kur nuk ka prova ato i fabrikon qeveria dhe i noterizojnë gjykatat. Dosja “BABALE” ndryshon vetëm në një pikë, se Rama dhe Xhafa vunë bast që alibitë për manipulimin e përgjimit do ti çertifikonin ndërkombëtarëisht, ndonëse përfunduan sërish duke përdorur gjyqtarët e tyre kamikazë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rreziku i shtetit Bektashi për Bektashizmin

Populli amerikan, që shquhet për pragmatizëm, ka një shprehje që thotë “Nëse diçka nuk është e prishur mos e rregullo”. Ndaj propozimi i beftë i kryeministrit R...

13:59

Absurditeti i importit të plehrave

Skena jonë politike është e mbushur me absurditete. Kemi një kryeministër që pretendon se Shqipëria demokratizohet vetëm në mënyrë autoritare, duke shkatërruar ...

12:14

Kërcënimi gjerman që nxjerr bllof Ramën

Ndonjëherë janë të domosdoshme tensione të mëdha, për të nxjerrë në pah të vërteta që do të mbeteshin të vdekura.  E tillë, e rëndë, e ashpër dhe ndoshta me ...

11:28

Pse Kosova po i thotë "JO" të gjithëve

Kosova e ka gjetur veten në një realitet mjaft të papërshtatshëm. Është në momentin kur po u thotë JO të gjithëve, edhe kundërshtarëve, por edhe miqve të Kosovë...

13:39

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI