Flash

Lëviznin me kallashnikov në makinë, vihen në pranga dy të rinjtë në Elbasan

Lapsi.al 25 September 2024
Lëviznin me kallashnikov në makinë, vihen në pranga dy

Dy të rinj me precedentë të mëparshëm penal janë arrestuar në Elbasan, pasi me makinën me të cilin udhëtonin u është gjetur një armë zjarri kallashnikov. Gjatë kontrolleve është gjetur nën sediljen e pasagjerit, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje nga të arrestuarit.

‘Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara gjatë hetimit proaktiv, kanë ndaluar për kontrolle, në rrugën "Iliaz Kosova", automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç (i dënuar më parë në Gjermani), dhe me pasagjer shtetasin R. S., 30 vjeç (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë).

Gjatë kontrolleve është gjetur nën sediljen e pasagjerit, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje nga të arrestuarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Të këshilluara

Digjet dyqani i produkteve kozmetike në Fier

Një dyqan me produkte kozmetike është djegur tërësisht gjatë natës në Fier. Dëmi i shkaktuar përllogaritet të jetë i lartë ndërkohë që nuk dihen shkaqet e rë...

08:17

Moti sot/ Temperatura mesatare dhe reshje shiu

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Resh...

07:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI