Flash

Përmbytje edhe në Francë, rrugët kthehen në lumenj të furishëm

Lapsi.al 25 September 2024
Përmbytje edhe në Francë, rrugët kthehen në lumenj

Pas Italisë, stuhitë e fuqishme kanë goditur dhe Francën me qytetin e Kanës që është përmbytur.

Videot e postuara në internet tregojnë rrugët që janë kthyer në lumenj të furishëm. Uji rridhte me aq forcë sa që rryma e tij rrëmbeu makinat.

Fatmirësisht, nuk ka raportime për viktima, megjithëse videot e publikuara në internet tregojnë gjithashtu njerëz që po luftojnë me fatkeqësinë natyrore.

Në vitin 2015, si pasojë e një përmbytjeje, të paktën 19 njerëz vdiqën dhe dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.

Në një intervistë për BFM TV, kryetari i bashkisë së Kanës, David Lisnard, njoftoi se do të kërkonte shpjegime nga autoritetet kombëtare.

Administrata e Kanës thuhet se mori një paralajmërim për stuhinë që po afrohej vetëm një orë para se ‘ferri’ të shpërthehej në rrugët e qytetit

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI