Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Fëmijët e Diddy reagojnë pas arrestimit të tij

Lapsi.al 25 September 2024
Fëmijët e Diddy reagojnë pas arrestimit të tij

Fëmijët e Sean "Diddy" Combs adresuan thashethemet "dëmtuese" për nënën e tyre të ndjerë, Kim Porter, në deklaratën e tyre të parë që kur reperi u arrestua me akuza për trafikim seksual dhe shantazh.

Quincy, 33, Christian, 26 dhe binjakët 17-vjeçarë Jessie dhe D'Lila ndanë një deklaratë të përbashkët në Instagram-et e tyre përkatëse të martën mbrëma.

“Ne kemi parë kaq shumë thashetheme lënduese dhe të rreme që qarkullojnë për marrëdhënien e prindërve tanë, Kim Porter dhe Sean Combs. Si dhe për vdekjen tragjike të nënës sonë. Për këtë arsye ndiejmë nevojën për të folur”, thanë katër fëmijët në deklaratë.

Fëmijët e manjatit të hip hopit pretenduan se thashethemet që qarkullojnë se Porter ka shkruar një libër janë "të pavërteta". Ata thanë gjithashtu se kushdo që pretendon se është mik i familjes që flet në emër të tyre "nuk është mik" dhe nuk ka "interesat e tyre më të mira në zemër".

“Jeta jonë u shkatërrua kur humbëm nënën tonë. Ajo ishte bota jonë. Dhe asgjë nuk ka qenë e njëjtë që kur ajo ka ndërruar jetë”, kanë shkruar ata. “Pikëllimi është një proces i përjetshëm dhe ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë kërkesën tonë për paqe, ndërsa ne vazhdojmë të përballojmë humbjen e saj çdo ditë.”

Fëmijët shtuan se janë “thellësisht të pikëlluar” që publiku ka bërë një “spektakël” për “ngjarjen më tragjike” në jetën e tyre. “Nëna jonë duhet të mbahet mend për gruan e bukur, të fortë, të sjellshme dhe të dashur që ishte. Kujtesa e saj nuk duhet të njolloset nga teoritë e tmerrshme konspirative”.

Combs, 54 vjeç, ndante Christian, Jessie dhe D'Lila me gruan e tij të ndjerë, e cila vdiq në vitin 2018 në moshën 47-vjeçare nga pneumonia lobare, sipas një raporti të autopsisë. Reperi ka adoptuar edhe djalin e Porterit, Quincy, të cilin modelja e ka ndarë me Al B. Sure!.

Ndërsa ata nuk adresuan akuzat e ngritura kundër babait të tyre, raportet u shfaqën këtë javë se Diddy ka qenë në kontakt me fëmijët e tij nga qelia e tij e burgut nëpërmjet telefonatave.

Së bashku me katër fëmijët që ndau me Porterin, producenti i diskografisë është babai i djalit Justin, 30 vjeç, me stilisten Misa Hylton, si dhe vajzës Chance, 18 vjeç, me Sarah Chapman. Ai gjithashtu mirëpriti vajzën e tij më të vogël, Love, me Dana Tran në tetor 2022.

Të këshilluara

Modelja flet për romancën me Madonna-n

Modelja Jenny Shimizu foli së fundmi për marrëdhënien e saj me Madonna në vitet 1990 në dokumentarin e Hulu "In Vogue: Vitet 90". "Dua të them, ju nuk do t'i...

20:00

Ndahet nga jeta aktorja e Kathryn Crosby

Aktorja Kathryn Crosby ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Publicisti Harlan Boll konfirmoi lajmin për New York Times të dielën, më 22 shtator, duke thënë...

20:15

Olivia Munn bëhet nënë për herë të dytë

Olivia Munn është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja njoftoi lindjen e fëmijës së dytë përmes rrjetit social, Instagram. “Méi June Mulaney erdhi në botë më ...

16:48

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI