Flash

Kurti rikujton sulmin terrorit të 24 shtatorit: Segmenti Ballaban- Banjsk merr emrin e heroit Afrim Bunjaku

Lapsi.al 24 September 2024
Kurti rikujton sulmin terrorit të 24 shtatorit: Segmenti Ballaban- Banjsk

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku humbi jetën efektivi, Afrim Bunjaku. Kurti në reagimin e tij në "Facebook" ka rikujtuar heroin Bunjaku teksa shkruan se ai u vra në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

Kurti në postim përmendi vendimet e marra një ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndër të cilat edhe emërimin e rrugës rajonale R-217 segmenti: Ballaban-Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

“Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës ‘Afrim Bunjaku.

Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, shkruan Kurti.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur disa persona të armatosur sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë, zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit. Sulmi u cilësua si akt terrorist dhe agresioni ndaj shtetit të Kosovës dhe u dënua edhe nga diplomatët perëndimorë.

Të këshilluara

Merr flakë makina në qendër të Sarandës

Një automjet është djegur pranë qendrës së qytetit të Sarandës. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje po shuan zjarrin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet....

09:34

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor sot euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari blihet me 88.8 lekë dhe shitet me 89.8 lekë. Paundi britanik blihe...

08:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI