Flash

Konflikti Izrael-Hezbollah përshkallëzohet/ Rreth 500 persona humbin jetën në një ditë

Lapsi.al 24 September 2024
Konflikti Izrael-Hezbollah përshkallëzohet/ Rreth 500 persona humbin

Të paktën 492 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,645 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Liban, thotë ministria e shëndetësisë, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse të konfliktit Izrael-Hezbollah që nga viti 2006.

Mijëra familje thuhet se u larguan nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite tha se goditi 1300 objektiva të Hezbollahut në Liban. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi popullit të Libanit që të "dalë nga rruga e keqe tani" dhe ushtria izraelite dërgoi mesazhe me tekst duke paralajmëruar njerëzit të largoheshin nga ndërtesat ku Hezbollahu po ruante armë.

Burimet libaneze të sigurisë thanë se sulmi kishte në shënjestër komandantin e lartë të Hezbollahut në Libanin jugor, Ali Karaki, por se nuk ishte e qartë nëse ai u vra. Hezbollahu, ndërkohë, gjuajti më shumë se 200 raketa në veri të Izraelit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Dy persona u plagosën nga predha, thonë mjekët.

Sipas BBC, në shumë shkolla në Izraelin verior po mbyllen sot, ndërsa më herët këtë javë, shkollat ​​në zonën e Haifa-s dhe në veri u mbyllën, por më shumë po mbyllen tani në qytete të tjera ku janë raportuar raketa përgjatë kufirit verior.

Nga ana tjetër ministria e arsimit e Libanit tha se të gjitha shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura. Shkollat ​​publike nuk kanë nisur ende për vitin shkollor, ndërsa atyre private në shumë zona të vendit është kërkuar që të pezullojnë mësimin duke nisur nga dita e sotme. Disa shkolla në Bejrut tani po përdoren si strehimore për njerëzit që kanë ikur nga shtëpitë e tyre nga jugu i Libanit.

Të këshilluara

Merr flakë makina në qendër të Sarandës

Një automjet është djegur pranë qendrës së qytetit të Sarandës. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje po shuan zjarrin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet....

09:34

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor sot euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari blihet me 88.8 lekë dhe shitet me 89.8 lekë. Paundi britanik blihe...

08:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI