Flash

Fotot e dy tutoreve ruse dhe ukrainase/ Një nga vajzat e shfrytëzuara bashkëpunoi me policinë

Lapsi.al 24 September 2024
Fotot e dy tutoreve ruse dhe ukrainase/ Një nga vajzat e shfrytëzuara

Një ruse dhe një ukrainase janë bërë bashkë për të shfrytëzuar shtetase të huaja për prostitucion në Tiranë. Anna Tkachenko dhe Elena Maslova u arrestuan në flagrancë në kuadër të operacionit "Escort", ndërsa janë publikuar dhe fotot e tyre. Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 11 vajza që shfrytëzohenin nga dy të arrestuarat.

Sipas informacioneve Anna Tkachenko dhe Elena Maslova, vajzat që shfrytëzonin për prostitucion i reklamonin në faqen "Escort Tirana", dhe më pas shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje. Këta të fundit janë ende të paidentifikuar.

Ndërkohë bëhet me dije se njëra nga vajzat e cila shfrytëzohej si punonjëse seksi, ka bashkëpunuar me policinë për të zbuluar rrjetin e prostitucionit. Policia gjithashtu po punon për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve që qëndronin në hijë dhe mblidhnin fitimet e aktivitetit.

Të këshilluara

Merr flakë makina në qendër të Sarandës

Një automjet është djegur pranë qendrës së qytetit të Sarandës. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje po shuan zjarrin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet....

09:34

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor sot euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari blihet me 88.8 lekë dhe shitet me 89.8 lekë. Paundi britanik blihe...

08:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI