Flash

Elon Musk vlerëson Melonin: Ka bërë një punë të mrekullueshme si kryeministre

Lapsi.al 24 September 2024
Elon Musk vlerëson Melonin: Ka bërë një punë të

Elon Musk e lavdëroi shumë kryeministren italiane, Giorgia Meloni, ndërsa i dorëzoi asaj çmimin “Global Citizen Award 2024” të Këshillit të Atlantikut në New York. Musk u shpreh se meloni ka bërë një punë të mrekullueshme si kryeministre dhe ë shtë një njeri i drejtë, i vërtetë, autentik, cilësi të rralla për një politikan.

“Është nder të jesh këtu për t’i dorëzuar këtë çmim një njeriu që është edhe më e bukur nga brenda se jashtë. Ka bërë një punë të mrekullueshme si kryeministre. Është një njeri i drejtë, i vërtetë, autentik, cilësi të rralla për një politikan” tha Musk.

Çmimi iu dha kryeministres italiane për rolin e saj si gruaja e parë në krye të qeverisë në Itali dhe mbështetjen e fortë për Bashkimin Europian dhe aleancën transatlantike, ashtu sikurse për presidencën e saj në G7 në 2024-n.

Ndëekohë Meloni në fjalën e saj kryeministrja italiane citoi këngen “Man in the mirror” të këngëtarit Michael Jackson për të thënë se duhet të nisim nga vetja për të kuptuar kush jemi në të vërtetë dhe ta respektojmë atë. Gioergia Meloni po ashtu citoi Ronald Reaganin, kur tha se liria është arma që kundërshtarët nuk e kanë dhe kësaj arme ata i tremben më shumë.

Të këshilluara

SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e Mesme në përgjigje të rritjes së dhunës mes Izraelit dhe Libanit – grupit libanez të shpallur organiza...

17:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI