Flash

Detaje te reja/ Polici Rezart Berberi në kërkim pasi qëlloi drejt një makine

Lapsi.al 24 September 2024
Detaje te reja/ Polici Rezart Berberi në kërkim pasi qëlloi drejt

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë ku janë të përfshirë 3 efektivë të repartit "Shqiponja" të policisë së Tiranës. Sipas burimeve mësohet se 3 policët kanë ndaluar për kontroll rutinë në rrugën Tiranë-Fushë Krujë. Qytetari u ka dhënë dokumentat dhe u ka kërkuar që të largohet pasi sipas tij kishte fëmijën të shtruar në spital, por efektivët nuk e kanë lejuar.

Në këto kushte qytetari, pas u ka treguar dokumentet është larguar me shpejtësi. Pas kësaj, polici Rezart Berberi ka nxjerr pistoletën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit 2 herë, ku plumbat e kanë kapur në pjesën e pasme. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policët, duke e fshehur, prishur provat në vendngjarje dhe hequr gëzhojat.

Qytetari ka bërë kallëzimin për rastin pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila nisi hetimet ku u vërtetua ngjarja e rëndë. 2 efektivët në masë "detyrim paraqitje" Elton Dokollari dhe Florian Zeneli kanë pretenduar se kanë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi sipas tyre qytetari ka tentuar t'i përplas me makinë. Polici që ka qëlluar me armë, Rezart Berberi, vijon të jetë në kërkim, në akuzë për vrasje me dashje të mbetur në tentivë, falsifikim dokumentesh dhe kallëzim të rremë.

Të këshilluara

Merr flakë makina në qendër të Sarandës

Një automjet është djegur pranë qendrës së qytetit të Sarandës. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje po shuan zjarrin, ndërkohë që policia ka nisur hetimet....

09:34

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor sot euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë. Dollari blihet me 88.8 lekë dhe shitet me 89.8 lekë. Paundi britanik blihe...

08:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI