Flash

Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e saj Penal

Lapsi.al 23 September 2024
Rusia fut ndëshkimin për “rusofobinë” në Kodin e

Autoritetet ruse planifikojnë të ndryshojnë Kodin Penal, për të futur ndëshkimin për “rusofobinë”, e përcaktuar si diskriminim kundër qytetarëve rusë dhe banorëve të Federatës Ruse nga të huajt dhe zyrtarët e huaj jashtë vendit ose thirrje për veprime të tilla.

Agjencia e lajmeve Interfax raportoi më 23 shtator se ka siguruar dokumentin qeveritar që miraton një projektligj të hartuar nga një grup ligjvënësit, sipas të cilit, gjykimet e individëve të akuzuar për rusofobi do të mbahen në mungesë.

Kabineti qeverisës ka miratuar projektligjin, por tha se ndëshkimi për personat e dënuar për rusofobi duhet të rishikohet. Në projektligj thuhet se ndëshkimi për rusofobi duhet të jetë “ndalimi i individëve nga drejtimi i posteve të caktuara dhe ndalimi që të kryejnë aktivitete të caktuara në Rusi”.

Megjithatë, Qeveria ruse tha se ky ndëshkim nuk ka kuptim, pasi do të prekte individët që jetojnë jashtë Rusisë. Neni i ri në Kodin Penal për rusofobinë do të ketë për shënjestër vetëm rastet e rusofobisë jashtë vendit. Në dokument nuk specifikohet se çfarë nënkupton diskriminimi i qytetarëve rusë dhe banorëve të Federatës Ruse.

Në vitet e fundit, veçmas pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, autoritetet ruse kanë akuzuar zyrtarët perëndimorë për atë që ata e quajnë rusofobi. Presidenti rus, Vladimir Putin, publikisht ka përmendur “anulimin e kulturës ruse” në Perëndim.

Dis autoritete ruse, përfshirë Ministrinë e Jashtme, i kanë quajtur sanksionet perëndimore – të vendosura ndaj zyrtarëve dhe entiteteve ruse për shkak të luftës kundër Ukrainës – si “shprehje të rusofobisë”. Termi rusofobi për herë të parë u përdor në shekullin e 19-të nga poeti dhe diplomati rus, Fyodor Tyutchev. Ai e përdori këtë term për të përshkruar rusët liberalë properëndimorë.

Timothy Snyder, profesor në Universitetin Yale, gjatë paraqitjes së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në mars të vitit 2023, e përshkroi rusofobinë si mjet që përdoret nga Rusia moderne për të justifikuar krimet që pretendohet se janë kryer nga forcat e saj të armatosura në Ukrainë./ REL

Të këshilluara

SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e Mesme në përgjigje të rritjes së dhunës mes Izraelit dhe Libanit – grupit libanez të shpallur organiza...

17:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI