Flash

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet

Lapsi.al 23 September 2024
Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në

Riaktivizohet zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet. Zjarri ka vijuar përgjatë fundjavës dhe mëngjesin e sotëm duke shkaktuar tym kancerogjen që përthithet nga banorët e fshatit Piskovë.

Situata është kritike pasi po digjen të gjitha mbeturinat e depozituara në landfillin e Piskovës ku prej vitit të kaluar është shndërruar në vendgrumbullimin e mbeturinave të gjithë bashkisë së Përmetit.

Sipas kryeplakut të fshatit Arlind Dyrmishi në vendngjarje nuk kanë shkuar forcat zjarrfikëse ndonëse ishin lajmëruar prej tij personalisht për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Kryeplaku Durmishi ka thënë se do të depozitojë në SPAK këtë çështje me aktorë tashmë të njohur të pushtetit vendor e qëndror.

Deri më tani nuk dihet se kush ka qenë zjarrëvenësi, por banorët e fshatit Piskovë shprehen se vetë punonjësitë e bashkisë së Përmetit janë ata që i kanë vendosur zjarr të kontrolluar mbeturinave ku më vonë u ka dalë jashtë kontrollit. Ata akuzojnë ministren Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e tyre si shkaktare e kësaj situate.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.9 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 88.5 lekë dhe do...

08:39

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas mesditës priten kalim i vranësirave si fillim në veri të ...

07:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI