Flash

Një tjetër aktor i "Friends" në gjendje të rënduar

Lapsi.al 23 September 2024
Një tjetër aktor i "Friends" në gjendje të

“Friends” ishte diçka më shumë sesa një serial për kastin e aktorëve që vazhdojnë të mbajnë zi për vdekjen e një prej protagonistëve, Matthew Perry, i cili ndërroi jetë tetorin e kaluar nga një mbidozë.

Një humbje nga e cila vazhdojnë të rikuperohen David Schwimmer, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow dhe Matt LeBlanc. Ky i fundit është pa dyshim ai që po e vuan më shumë humbjen e mikut të tij. Për Matt LeBlanc, Matthew Perry ishte shumë më tepër se një mik i thjeshtë dhe pothuajse një vit pas vdekjes së tij, aktori shqetëson miliona fansa për imazhet që ka publikuar për të portali “TMZ”.

Fotot janë dalja e tij e parë publike pas disa muajsh në hije. Në foto ai shihet dukshëm në gjendje të përkeqësuar, gjë që ka shkaktuar shqetësim tek pjesa tjetër e aktorëve të “Friends”.

Sipas revistës “In Touch”, një burim i afërt siguron se Matt LeBlanc është izoluar. Miqtë dhe kolegët e tij mundohen ta ndihmojnë dhe bëjnë plane për të dalë, por aktori amerikan “është i fokusuar në punët e tij, pa treguar interes të vërtetë për t'u shoqëruar”.

I njëjti burim thekson se “Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow dhe David Schwimmer thjesht duan që ta shohin të buzëqeshë si më parë”. Që kur u njoftua vdekja e Matthew Perry, ata vazhdojnë të jetojnë në një gjendje shoku: “Tragjedia e fundit u ka kujtuar atyre se sa e shkurtër dhe e çmuar është jeta”.

Duhet theksuar se publikimi i fundit që Matt LeBlanc ka bërë në rrjetet e tij sociale ka qenë pikërisht teksti që i ka kushtuar mikut të tij, Matthew Perry, për t'i dhënë lamtumirën së bashku me disa imazhe së bashku në xhirimet e “Friends: “Matthew . Me zemër të lënduar të them lamtumirë. Kohët që kemi kaluar së bashku janë sinqerisht ndër kohët më të bukura të jetës sime. Ishte nder të ndaja skenën me ty dhe të të quaja miku im. Unë gjithmonë do të buzëqesh kur të mendoj për ty dhe nuk do të të harroj kurrë. Hapi krahët dhe fluturo vëlla, më në fund je i lirë. Shumë dashuri”.

Të këshilluara

Dalin pamjet nga arrestimi i Diddy

Së fundmi janë publikuar pamjet filmike të arrestimit të  Sean Diddy Combs. Ai shihet teksa hyn në hotelin Park Hyatt në Nju Jork me një pallto të zezë kur a...

14:43

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI