Flash

Ministri maqedonas: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE

Lapsi.al 23 September 2024
Ministri maqedonas: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandër Nikolloski, në një intervistë për Channel 5 foli lidhur me procesin integrues të vendit në BE. Nikolloski u shpreh se ishte i pari që tha se Maqedonia e Veriut do t'i bashkohet Shqipërisë në një paketë në rrugën drejt BE-së.

Po ashtu ministri foli i bindur se vendi ynë nuk do të bëhet kurrë anëtare e plotë e Unionit, dhe kjo sipas tij jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të BE-së.

“Fillimisht thashë se do të bashkojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshjeje mes Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë. Askush nuk besonte atëherë, madje edhe qeveria dërgoi njoftime se ishte fantashkencë. Ajo fantashkencë u bë e vërtetë dhe ne iu bashkuam Shqipërisë”. u shpreh ministri Nikolloski. “Tani unë deklaroj se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI