Flash

Kërkon të barazohet me Biden/ Vuçiç: Nëse ai flet në OKB për 20 minuta edhe unë aq do flas

Lapsi.al 23 September 2024
Kërkon të barazohet me Biden/ Vuçiç: Nëse ai flet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka habitur me qasjen e tij, kur ka thënë se po pret të trajtohet i njëjtë sikurse presidenti i SHBA, Joe Biden në OKB. Sipas Vuçiç edhe ai duhet të lejohet të flasë 20 minuta para të pranishmëve.

“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë, s’do të më ndalojnë dot, të gjithë jemi të barabartë.”, tha Vuçiç.

Vuçiç shprehu irritimin për thirrjen e ushtarëve serb në West Point dy ditë më parë mbi Kosovën. Ai iu referua faktit të ndodhur gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ushtarët amerikan bërtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.

“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë. Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do t'i pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″, përfundoi Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI