Flash

Kanosi gruan me kallashnikov në Vlorë, banorët: Fajin e ka alkooli

Lapsi.al 23 September 2024
Kanosi gruan me kallashnikov në Vlorë, banorët: Fajin e ka

Një 48 -vjeçar babai i katër fëmijëve nga fshati Akërni Vlorë shtiu me armë zjarri në ajër për të kërcënuar bashkëshorten. Fshati Akërni është rreth 25 km nga qyteti i Vlorës dhe është fshati ku po ndërtohet dhe aeroporti, një fshat i vogël por dhe me pak banorë ata e komentojnë në mënyra të ndryshme ngjarjen.

“Bujari njihet në fshat si njeri hallexhi dhe punëtor dhe sipas tij, ka qenë konsumimi i alkoolit që ka bërë dhe këtë gjë. Asnjëherë nuk ka pas probleme me policinë dhe me banorët e fshatit”, thotë njeri nga fqinjët.

"E kanë shtyrë të pinte raki dhe të bënte atë që bëri. Të gjithë e njohim njeri fukara dhe familjar të rregullt, nuk ka qenë asnjëherë problematik, ishte familjar i rregullt.Bujari ishte njeri i qetë dhe asnjëherë nuk ka sjellë probleme, por ka qenë në gjendje të dehur kur policia e ndoqi me makinë, po ashtu edhe sipas tij nuk ka kërcënuar me armë, por vetëm ka shtënë në dy ambiente para pallatit si dhe tek stani”, thotë fqinji.

Të shtunën policia e Vlorës kishte marrë sinjaizimin se një persona ka shtënë me armë dhe ka arrestuar 48- vjeçarin i cili me makinën e tij tentoj të largohej në zonën e pyllit të Akërnisë dhe gjatë kontrollit në makinë ju gjet dhe arma kallashnikov.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.9 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 88.5 lekë dhe do...

08:39

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas mesditës priten kalim i vranësirave si fillim në veri të ...

07:40

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI