Flash

Doja Cat zbulon nëse është fejuar me aktorin

Lapsi.al 23 September 2024
Doja Cat zbulon nëse është fejuar me aktorin

Doja Cat mohoi se ishte fejuar me aktorin e "Stranger Things", Joseph Quinn pasi ajo u shfaq me një unazë në dorën e saj të majtë gjatë performancës së saj në Festivalin e Muzikës iHeartRadio të shtunën mbrëma në Las Vegas.

"Jo, nuk jam fejuar. Është një unazë nga David Yurman e cila nuk ka asnjë gur në të" shkroi këngëtarja e "Paint the Town Red" në Twitter dhe e fshiu postimin herët në mëngjesin e së dielës.

 

Thashethemet e fejesës filluan të dalin në sipërfaqe pasi një video e Doja u bë virale. Ndërsa performonte hitin e saj "Agora Hills", ajo ndaloi dhe zgjati dorën, duke treguar një unazë në atë gisht.

“Omg doja cat dhe joseph quinn u fejuan”, shkroi një përdorues në Twitter. “Nuk di çfarë të mendoj, nuk mendoj se ajo është fejuar ka kaluar një muaj”, shkroi një fans tjetër.

Muajin e kaluar, Doja doli publikisht me lidhjen e saj me Quinn  kur u panë të afërt gjatë një shëtitje në Londër.

Sipas fotove të marra nga blogu i thashethemeve DeuxMoi, muzikantja "Say So" u pa duke vendosur kokën në shpatullën e aktorit të "A Quiet Place: Day One" teksa po festonin në Dingwalls.

Dy vjet më parë, interesimi i artistes për Quinn u bë publik nga aktori i "Stranger Things", Noah Schnapp, kur ai postoi mesazhet private mes tij dhe këngëtares "Kiss Me More" për publikun.

Në mesazhe, Doja e pyeti Schnapp - i cili ishte 17 vjeç në atë kohë - nëse aktori kishte një të dashur përpara se ai ti dërgonte  llogarinë e shokut të tij të aktorit në Instagram.

 

Të këshilluara

Olivia Munn bëhet nënë për herë të dytë

Olivia Munn është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja njoftoi lindjen e fëmijës së dytë përmes rrjetit social, Instagram. “Méi June Mulaney erdhi në botë më ...

16:48

Dalin pamjet nga arrestimi i Diddy

Së fundmi janë publikuar pamjet filmike të arrestimit të  Sean Diddy Combs. Ai shihet teksa hyn në hotelin Park Hyatt në Nju Jork me një pallto të zezë kur a...

14:43

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI