Flash

Deputetët e PD kërkojnë shpjegime në Komisionin e Sigurisë lidhur me gjendjen e rendit në vend

Lapsi.al 23 September 2024
Deputetët e PD kërkojnë shpjegime në Komisionin e

Është mbajtur sot seanca dëgjimore e kërkuar nga deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike me Ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha.

Deputetët e PD kanë kërkuar shpjegime lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Ervin Salianji iu drejtua ministrit Hoxha duke e pyetur nëse kanë zbuluar autorët e ngjarjeve të rënda kriminale, si të shtënat me armë ndaj policisë në Malësinë e Madhe apo dhe vendosjen e tritolit në banesën e gjyqtarit.

“Kanë ndodhur 12 vrasje, janë zbuluar 10, sa keni arrestuar ju? Doni t’u them për ngjarjet e rënda? Është arrestuar ai i moshuari që vrau në azil, ai në azil është mezi lëviz… ja po të them të tjerët… problem është moszbulueshmëria e ngjarjeve të rënda.

Kanë gjuajtur me armë policinë në Malësi të Madhe, dini gjë kush e ka bërë atë? T’i kanë vënë tritol gjyqtarit në Shkodër, keni zbuluar gjë? Këtu ku goditen themelet e autoritetit të shtetit. Këta që ndërtojnë një kotec, një suvatim, këta i mbysni ju.

Si këto ndërtimet në mes të Tiranës, kapni dot atë, dini dot gjë? Është 8 kate mu në mes të Tiranës, po mbyllet, tani këto janë krimet që nuk kapni dot. A ndjeni përgjegjësi meqë jeni ministër i ri por jeni i Brendshëm, për fshehjen e ngjarjes në Pogradec.

Risk është, se fati të shpëton, se të jetë për policinë... A keni nevojë për amendim, meqë jemi te ky shteti i ri, do ketë polici apo do jetë sovran dhe do ketë polici më vete?”, tha Salianji me ironi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI