Mariah Carey është rikthyer në skenë pas ndarjes nga jeta së nënës dhe motrës së saj.
Këngëtarja performoi të gjitha këngët e saj hit në Allianz Parque në São Paulo, Brazil, më 20 shtator. Kjo performancë vjen pasi Mariah u kthye në mediat sociale më 8 shtator për të njoftuar se ishte "rikthyer në punë" dhe do performonte në Kinë dhe Brazil.
Ajo shkroi në video: "U ktheva në punë. Kam kaluar disa javë të vështira, por e vlerësoj shumë dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe mezi pres të shoh fansat e mi në Kinë dhe Brazil. Të dua!"
Këngëtarja e We Belong Together performoi në Kinë më 15 dhe 16 shtator. Ajo ka një tjetër shfaqje në Brazil më 21 shtator dhe është gjithashtu e vendosur të kryesojë festivalin vjetor të njohur të vendit Rock in Rio për të festuar 40 vjetorin e tij më 22 shtator.
Ndërsa Mariah i është rikthyer performancës, muajin e kaluar në fund të gushtit nëna e saj Patricia dhe motra Alison u ndanë nga jeta në të njëjtën ditë. Lajmin tragjik ajo e e bëri të ditur për PEOPLE me një deklaratë.
Fituesja 55-vjeçare e Grammy-t shkroi: "Zemra ime është thyer që kam humbur nënën dhe motrën time fundjavën e kaluar. Ndihem e bekuar që kam mundur të kaloj javën e fundit me nënën time para se të vdiste, vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe respektin për privatësinë time gjatë kësaj kohe ."