Flash

Zjarri shkrumboi banesën në Pukë, familja në qiell të hapur, apelon për ndihmë

Lapsi.al 21 September 2024
Zjarri shkrumboi banesën në Pukë, familja në qiell të

Një zjarr ra pasditen e sotme në një banesë të fshatit Mesul të Pukës, duke bërë që gjithçka të shkrumbohej në pak minuta. Kryefamiljari ndodhej në spital i shtruar në QSUT në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa familja e tij kishin qenë duke ngrënë drekë kur kanë parë flakët në tavanin e banesës.

“Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë zjarrin në tavan që kishte rënë, nuk e dimë nga erdhi. I kam marrë mamin, nënë dajën dhe i kam nxjerrë jashtë. Na janë djegur televizori, dushi, raftet, kolltuqet, frigoriferi, lavatriçja”, tha Geraldo Keci, djali i familjes.

Mungesa e rrugës automobilistike ka bërë të pamundur mbërritjen e zjarrfikëses, e për pasojë shtëpia u dogj e gjitha. Pas ngjarjes, përfaqësues të bashkisë së Pukës shkuan te shtëpia e djegur dhe ndër të tjera apeluan për ndihmë ndaj familjes.

“Dëmet janë të konsiderueshme. E gjithë banesa është jashtë funksionit pasi është e dëmtuar totalisht nga zjarri me të gjitha orenditë dhe pajisjet brenda. Fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz dhe kjo është fat, për pjesën tjetër na duhet i gjithë angazhimi i strukturave vendore, i shtetit, drejtorive përkatëse për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje. Po ashtu i apeloj biznesit pukjan dhe kush ka mundësi ta ndihmojë në mënyrë që kjo familje ta kalojë sa më shpejt këtë situatë“, u shpreh Ferit Ringaj, nënkryetar i Bashkisë së Pukës.

Të këshilluara

Digjet banesa në Pukë, lëndohet një person

Një banesë në Pukë është përfshirë nga flaka. Sipas informacioneve, si pasojë e flakëve një person ka mbetur i lënduar. I plagosuri është identifikuar si Ardian...

15:30

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI