Flash

Vodhën parat e gjobave në Rrugën e Kombit, gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët

Lapsi.al 21 September 2024
Vodhën parat e gjobave në Rrugën e Kombit, gjykata e Kukësit

Gjykata e Kukësit ka lënë në fuqi masat për 22 efektivë të policisë rrugore, të cilët kishin vjedhur paratë e gjobave të drejtuesve të automjeteve me targa të huaja në Rrugën e Kombit.

Në një seancë e cila ka zgjatur prej më shumë se 9 orësh, të akuzuarit u njohën me provat që organi i akuzës kishte ndaj tyre, ndërsa mbrojtja e secilit dha argumentet për veprimet dhe mosveprimet e tyre. Mësohet se gjatë seancës ka pasur kundërshti nga të akuzuarve për akuzat e ngritura, çka ka bërë që seanca të zgjasë për disa orë.

Por në përfundim të seancës gjykata vendosi të mos të ndryshojë masat ndaj efektivëve të cilët ishin përfshirë në një skemë vjedhje të gjobave të drejtuesve të automjeteve, kryesisht shqiptarëve të Kosovës. Masat janë përkatësisht: 'arrest në burg' për 6 të akuzuar, 4 në 'arrest shtëpie' dhe 'detyrim paraqitje' për 12 persona të tjerë.

Të këshilluara

Digjet banesa në Pukë, lëndohet një person

Një banesë në Pukë është përfshirë nga flaka. Sipas informacioneve, si pasojë e flakëve një person ka mbetur i lënduar. I plagosuri është identifikuar si Ardian...

15:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI