Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut

Lapsi.al 21 September 2024
Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut

Një sulm i rrallë ajror i Izraelit në Bejrut i mori jetën një komandati të lartë të Hezbollahut në një lagje me popullsi të dendur të kryeqytetit libanez.

Në sulmin më vdekjeprurës të këtij lloji që Bejruti ka përjetuar prej dekadash u vranë të paktën 14 persona e u plagosën dhjetëra të tjerë. Zëdhënësi kryesor i ushtrisë izraelite, admirali Daniel Hagari, njoftoi se në lagjen Dahiya vrau Ibrahim Akilin, një komandant i Forcave elitare të Hezbollahut, “Radëan”, si dhe 10 operativë të tjerë të Hezbollahut. Ministri izraelit i mbrojtjes e mbrojti lëvizjen e shtetit hebre, që shton shqetësimet për një zgjerim të konfliktiti në rajon.

“Do të vazhdojmë t’i ndjekim armiqtë tanë, për të mbrojtur qytetarët tanë, madje edhe në Dahiya, në Bejrut. Sulmi që vrau Ibrahim Akilin është pjesë e një faze të re të luftës”, tha Yoav Gallant, ministër izraelit i mbrojtjes.

Irani reagoi duke thënë se “çmenduria izraelite po kalon çdo kufi”. “Sulmi në Liban dëshmon se Izraelit është gati të kryerjë cfarëdolloj krimi”, tha ambasadori Iranian në OKB, Ali Bahreini gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit ku i kërkoi komunitetit ndërkombëtar dhe organit më të lartë të Kombeve të Bashkuara të dënojnë veprimet e shtetit hebre. Sulmi shkaktoi një tjetër goditje ndaj Hezbollahut pasi grupi pësoi një sulm të paprecedentë në fillim të kësaj jave, gjatë të cilit pagera dhe radio dore, të përdorura nga anëtarët e grupit shpërthyen duke vrarë 37 persona dhe plagosur 3 mijë të tjerë.

Kjo është hera e dytë në më pak se dy muaj që Izraeli vë në shënjestër një komandant ushtarak të Hezbollahut në Bejrut. Në korrik, si pasojë e një sulmi ajror izraelit, u vra Fuad Shukr, komandanti më i lartë ushtarak i grupit. Për kapjen e Ibrahim Aqilit, Shtetet e Bashkuara kishin vendosur një shpërblim prej 7 milionë dollarësh, për shkak të lidhjeve të tij me bombardimin e përgjakshëm të marinsave në Liban, në vitin 1983.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI