Flash

E denoncoi për shpifje, Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

Lapsi.al 21 September 2024
E denoncoi për shpifje, Baçi fiton gjyqin ndaj kryebashkiakes

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka fituar edhe në Gjykatën e Apelit procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi. Ishte Bufi ajo që e kishte kallëzuar Baçin për shpifje. Deputeti demokrat u shpall i pafajshëm, në një proces që nisi pas një denoncimi që Baçi bëri në rrjetet sociale.

Në një status të datës 11 gusht 2022 Baçi kishte shkruar për humbjen e jetës së një të mituri në lumin Seman. Ai kishte humbur kohë më parë edhe të vëllain në të njëjtat rrethana. Baçi në statusin e tij akuzonte Bufin për mosmbështetje të familjes Hysa që rezultuan edhe me probleme të theksuara ekonomike. Bufi sipas Baçit i mohonte edhe ndihmën sociale familjes.

Kujtojmë se kryebashkiakja Majlinda Bufi është person nën hetim nga SPAK, pas publikimit të një denoncimi nga emisioni investigative “Piranjat”, ku kryebashkiakja shantazhonte sanitaren e një shkolle dhe një qytetar që të mos shkonte të votonte në zgjedhjet 14 majit, pasi ky i fundit është deklaruar si mbështetës i kandidatit të opozitës. Bufi i bën presion qytetarit me faktin se bashkia i ka rikonstruktuar shtëpinë, e tani ai i është borxhli e s'duhet të shkojë të votojë për opozitën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI