Flash

Berisha: Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës, përfaqësues i regjimit që ka konfiskuar votën e shqiptarëve

Lapsi.al 21 September 2024
Berisha: Rama do flasë në OKB si Maduro i Venezuelës,

Lideri i opozitës, Sali Berisha në tubimin poshtë shtëpisë së tij është ndalur te fjalimi që pritet të mbajë Edi Rama në OKB, duke e cilësuar atë si Maduro i Venezuelës. Sipas kreut të PD-së Rama do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria renditet e para për kërkesat e azilit dhe largimet nga vendi.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Përsëri të dhënat e fundit tregojnë se Shqipëria renditet e para për kërkesat e azilit dhe largimin e shqiptarëve prej saj. Miq, po ndëshkojmë kombin me çdo ditë që mbajmë këtë regjim. Po ndëshkojmë të ardhmen me çdo ditë që tolerojmë këta pushtues të brendshëm të egër. Ndaj dhe e gjithë shpresa, i gjithë besimi është në guximin tonë, në qëndresën tonë, në trimërinë tonë, në fitoren tonë.

Këto ditë, Edi Rama do flasë në Lidhjen e Kombeve njëlloj si Maduro i Venezuelës, njëlloj si diktatorët e Taxhikistanit, Turkmenistanit, Koresë së Veriut. Do flasë si përfaqësues i një regjimi që ka konfiskuar votën e shqiptarëve. Do flasë si përfaqësues i narkoshtetit që ka zëvendësuar ligjet e vendit me kodin e mafies. Do flasë si një mafioz që nuk ka asnjë interes tjetër shoqëror kombëtar, apo çfarëdo qoftë, përveç interesave kriminale të pasurimit të tij, të pushtetit të krimit të tij.

Do flasë si një tradhtar i kombit, si një shërbëtor i shpifur i Beogradit, si një Rrahman Morinë i Kosovës, si një Sinan Hasan i shqiptarëve, si një esaditst, si një Zograf që punon ditë e natë kundër lirisë dhe demokracisë së shqiptarëve. Që punon ditë e natë kundër pavarësisë së Kosovës. Që përpiqet me të gjitha mjetet të organizojë puçe në Kosovë, pasi dështoi në ndarjen e saj.

 

Të këshilluara

Digjet banesa në Pukë, lëndohet një person

Një banesë në Pukë është përfshirë nga flaka. Sipas informacioneve, si pasojë e flakëve një person ka mbetur i lënduar. I plagosuri është identifikuar si Ardian...

15:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI