Flash

Përse na ka tronditur kaq shumë largimi i Gerti Bogdanit?

Lapsi.al 20 September 2024
Përse na ka tronditur kaq shumë largimi i Gerti Bogdanit?

Largimi i papritur nga jeta i Gerti Bogdanit ka shkaktuar një tronditje të thellë në skenën tonë publike. Pjesërisht si pasojë e moshës së re tij të re, që kombinuar me nje stil jetese tejet të rregullt dhe familiar e bën të pakonceptueshme dhe të papranueshme lamtumirën e tij.  

Por arësyeja kryesore e tronditjes publike që ka shkaktuar largimi i Gertit nuk është thjesht mosha e tij e re, por figura publike që ai ndërtoi në skenën tonë politike. Gerti Bogdani përfaqësonte brezin e ri të politikanëve që pas vitit 2005 filluan  ta rinovonin Partinë Demokratike dhe të djathtën duke i dhënë asaj një imazh dhe mentalitet më të freskët, më demokratik dhe më perëndimor. 

Gerti ishte përfaqësuesi më tipik i këtij brezi të ri. I shkolluar në perëndim me rezultate të shkëlqyera, inteligjent, simpatik dhe me një artikulim dhe aksion tejet qytetar ai përfaqësonte shpresën e një rinovimi perëndimor dhe cilësor të Partisë Demokratike dhe të së djathtës në përgjithësi. Jo thjesht sepse ishte shkolluar jashtë por sepse kapitali i tij politik nuk ishte dhuratë e servilizmit ndaj shefit por produkt i një profili publik të ndërtuar me aftësinë, mundin dhe djersën e tij. 

Ndaj Gerti ishte një nga ato figura publike dinjitoze që kaq shumë i mungojnë sot politikës sonë të mbushur ose me mediokritetin e ricikluar nga e kalura ose me një rini që edhe pse e shkolluar në perëndim karrierën politike e ndërton thjesht duke adhuruar shefin. Ekzistenca e tij publike, edhe pse e lënë në hije, ishte një shpresë për rinovimin kaq të domosdoshëm të politikës sonë në përgjithësi dhe të opozitës në vecanti.

Pikërisht për këtë arësye largimi nga jeta i Gerti Bogdanit ka tronditur kaq shumë opinionin tonë publik. Është një largim që nga njëra anë na kujtoi ekzistencën e një modeli politik që kaq shumë i mungon skenës sonë publike, teksa e largoi këtë model nga gjiri ynë. Ishte një godije e dyfishtë që edhe na e kujtoi, por edhe na e largoi modelin Bogdani. 

Në këto kushte është e rëndësishme që teksa shprehim dhimbjen për largimin e parakohëshëm të politikanit Gerti Bogdani mos të harrojmë ekzistencën e modelit që ai krijoi në në skenën tonë politike. Është kontributi i fundit, dhe ndoshta më i rëndësishëmi, që politikani Bogdani i bën sferës tonë publike. Edhe me largimin e tij ai na kujtoi se ekziston një model i politikanit dhe i politikës dinjtoze. Ndaj edhe nëse vdekja e mori politikanin Bogdani prej nesh, është detyra jonë që të mbajmë gjallë në kujtesën dhe sferën tonë publike modelin shpresdhënës që ai na dhuroi.

Shkruar nga Blendi Kajsiu enkas per Lapsi.al

Të këshilluara

Absurditeti i importit të plehrave

Skena jonë politike është e mbushur me absurditete. Kemi një kryeministër që pretendon se Shqipëria demokratizohet vetëm në mënyrë autoritare, duke shkatërruar ...

12:14

Kërcënimi gjerman që nxjerr bllof Ramën

Ndonjëherë janë të domosdoshme tensione të mëdha, për të nxjerrë në pah të vërteta që do të mbeteshin të vdekura.  E tillë, e rëndë, e ashpër dhe ndoshta me ...

11:28

Pse Kosova po i thotë "JO" të gjithëve

Kosova e ka gjetur veten në një realitet mjaft të papërshtatshëm. Është në momentin kur po u thotë JO të gjithëve, edhe kundërshtarëve, por edhe miqve të Kosovë...

13:39

Një anomali pa alibi

Fillimi i fjalimit të Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste të ngjallte kërshëri, pasi u duk se do t’i jepte përgjigje disa dilemave që janë pjesë e debatit t...

14:02

Gabimi elementar i Albin Kurtit

Kryeministrin e Kosovës zotin Albin Kurti, unë e pëlqej. Por, kjo nuk më bën të mos qesh me atë që i ndodhi atij kur vajti në një klasë ndofta të ciklit pasfill...

10:42

Identikiti i armikut të turizmit shqiptar

Edi Rama nuk funksionon dot pa armiq. Këtë po bën edhe ndërsa vijon me një ritëm frenetik të propogandojë magjinë turistike të Shqipërisë. Sa herë raporton të d...

17:03

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI