Flash

Rama ndryshime në kabinet, kush janë pesë emrat e rinj që i shtohen qeverisë

Lapsi.al 19 September 2024
Rama ndryshime në kabinet, kush janë pesë emrat e rinj që i

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime të reja në kabinet, ku janë emëruar 5 zëvendësministra të rinj.

Nga detyra janë larguar dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj.

Jaupaj mbante më herët detyrën , “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”. Po ashtu ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv. ministri Endrit Yzeiraj, duke u emëruar si zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Në postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama.

Në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme është emëruar edhe Silda Çepe. Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada. Vendimet u miratuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, më datë 18 shtator 2024.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI