Flash

Pse iu turr Berisha celulës së gazetarëve të SPAK

Lapsi.al 19 September 2024
Pse iu turr Berisha celulës së gazetarëve të SPAK

Sali Berisha nuk e ka humbur sërish rastin për t'u konfirmuar si mbret i gjysëm të vërtetave. Ai ka sulmuar së fundi ata gazetarë që referojnë nëpër ekrane "mashtrimet" e akuzës së SPAK-ut kundër tij. Duke i ndarë reporterët e kronikës në dy kategori, lideri i opozitës ftoi ata që i njihte për të ndershëm, të jepnin edhe versionin e tij për elementët e dosjes 500 faqëshe të privatizimit të klubit Partizani, ndërsa kërcënoi pjesën tjetër që refuzonte ta bënte këtë, se do i trajtonte me të njëjtat metoda që përdor për anëtarët e Prokurorisë së Posaçme.

Në fakt, në njërën anë Berisha ka të drejtë. Prej disa kohësh në media është shpërfaqëur kategoria më e re e gazetarëve dhe analistëve, atyre që bëjnë papagallin e SPAK. Ashtu sikurse qeveria, opozita, madje edhe grupet kriminale apo federatat sportive kanë përfaqësuesit e tyre të infiltruar në profesionin tonë edhe SPAK ka aritur të ndërtojë një brigadë të gatshme. Po të shihje disa nga emisionet e mbrëmjes, pas publikimit të aktakuzës ndaj Berishës, haseshe me personazhe qesharakë që e kishin lënë logjikën në shtëpi, pasi hynin në studio dhe pa u rekur të argumentonin, përsërisnin në mënyrë mekanike shprehejn standarte: "Unë po raportoj ato që thotë SPAK". 

Lexo me tej:

Berisha thirrje gazetarëve: Mos u bëni papagallë të SPAK

Por, nga ana tjetër, sado ulëritës të jetë ky fakt, Sali Berisha nuk mund të konsiderohet viktimë e kësaj gjendjeje. Së pari, sepse falë avantazheve të të qenit ish kreyministër, ai ka trashëguar një rrjet mediash që i japin jehonë argumentave dhe qëndrimeve të tij. Së dyti, sepse falë aureolës personale, ai tërheq në çdo rast një mori të paimagjinueshme mikrofonësh që i'a përçojnë të plota mesazhet. Një herë doli nga arresti shtëpiak për të shkuar drejt Prokurorisë së Posaçme dhe të gjitha televizionet i transmetuan "Live" qëndrimet e tij, madje edhe ato që e kapërcenin interesin për çështjen. E bija, Argita, është prezente thuajse çdo ditë në ekrane, madje edhe në vatra të propogandës ramiste, për të çmontuar dosjen e akuzave të ngrituar ndaj bashkëshortit dhe babait të saj.

Pra argumentat e mbrojtjes të Berishës. jo vetëm nuk janë censuruar, por i janë përsëritur shikuesve dhe lexuesve me një denduri që rallë kush ka fatin ta ketë. Në raport me shumë subjekte të tjera të SPAK, që nga Ahmetaj, Beqja, Koka, Dako etj., Berisha rezulton më i privilegjuar. Të parët kanë qenë po aq viktima të infove të dala nga celula e dizinformimit të SPAK, por ama pa pasur mundësinë të kenë media në dispozicion për të mbrojtur versionin e tyre.

Në këtë kuptim, sado aktive të jetë banda e autoporlantëve të Dumanit, publikut nuk i mohohet tabloja e plotë e ngjarejs me argumentat pro dhe kundër Berishës. Me tepër sesa ky i fundit ata që penalizohen janë njerëzit kërkojnë të dinë, që duan të informohen ndershmërisht dhe të mësojnë të vërtetën. Ata janë viktima reale e kësaj historie. Dhe kjo e ka një shpjegim. Sepse prej kohësh në Shqipëri po praktikohet një gazetari militante, me aktorë partizanë që kanë hequr dorë nga apikikimi i parimit të shenjtë të së paku dy burimeve. Kjo ka bërë që, për çështjen në fjalë, në një lajm apo në një kronikë televizive, ti të kesh ose vetëm versionin e celulës së borizanëve të SPAK, ose atë të idhtarëve të Berishës.

Njëra palë akuzon se privatizimi i klubit Partizani filloi pasi Berisha erdhi në pushtet, pala tjetër pretendon se ai kishte nisur që gjatë qeverisë Nano. Të parët e vënë theksin te firma e ish kryeministrit për tjetërsimin e terreneve sportive në truall ndërtimi, të dytën nxjerrin dokumentin se kjo u bë me firmën e kryebashkiakut Rama. Ata që akuzojnë vërejnë se Agjensia e kthimit të pronave i'u mor parlamentit dhe u vu në varësinë e Berishës, ata që mbrohen thonë se ajo vazhdon të jetë kështu edhe sot e gjithë ditës. Spakistët bërtasin se u ndryshua ligji që prona të mund të blehej me letra me vlerë, berishistët këmbëngulin se nuk kanë përfituar nga ky privilegj pasi tashmë transaksioni ishte kryer. Më ekstremistët akuzojnë se Berisha, si kryeministër, ka ushtruar influencë në këtë proces, avokatët kanë alibinë se në dosje nuk nuk ka asnjë dëshmi që e provon këtë. 

Kronologjia/ Berisha i pandehur pak para zgjedhjeve parlamentare

Mes këtyre barrikadimeve ekstremisht të largëta ajo që mbetet jetime është e vërteta. Pothuajse në gjithë pesazhin mediatik shqiptar, kryesisht si pasojë e militantizmit, mungon çdo lloj fact check që ti hyjë më thellë pretendimeve të akuzuesve dhe alibive të mbrojtësve.

Ky është problemi thelbësor i kësaj historie, ashtu si i dhjetra qindra të tjerave të ngjashme, që i zhveshin mediat nga roli i tyre, si informuese reale të të humburit të madh, që është publiku. E në këtë pikë, Berisha vërtet mund të ketë të drejtë, kur tregon me gisht nga banda e autoporlantëve të SPAK-ut. Ata nuk i bëjnë nder profesionit të gazetarit, pasi e kanë tradhëtuar atë. Por ama ish kryeministri nuk gjendet në pozitën më të volitshme për të bërë rolin e denoncuesit. Ai është vetë idhtar i promovimit të gjysëm të vërtetave dhe një nga përgjegjësit për ekzistencën e një sistemi ku partizanizanllëku mbyt informimin objektiv. Kjo po duket edhe njëherë në rastin e aktakuzës kundër tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Absurditeti i importit të plehrave

Skena jonë politike është e mbushur me absurditete. Kemi një kryeministër që pretendon se Shqipëria demokratizohet vetëm në mënyrë autoritare, duke shkatërruar ...

12:14

Kërcënimi gjerman që nxjerr bllof Ramën

Ndonjëherë janë të domosdoshme tensione të mëdha, për të nxjerrë në pah të vërteta që do të mbeteshin të vdekura.  E tillë, e rëndë, e ashpër dhe ndoshta me ...

11:28

Pse Kosova po i thotë "JO" të gjithëve

Kosova e ka gjetur veten në një realitet mjaft të papërshtatshëm. Është në momentin kur po u thotë JO të gjithëve, edhe kundërshtarëve, por edhe miqve të Kosovë...

13:39

Një anomali pa alibi

Fillimi i fjalimit të Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste të ngjallte kërshëri, pasi u duk se do t’i jepte përgjigje disa dilemave që janë pjesë e debatit t...

14:02

Gabimi elementar i Albin Kurtit

Kryeministrin e Kosovës zotin Albin Kurti, unë e pëlqej. Por, kjo nuk më bën të mos qesh me atë që i ndodhi atij kur vajti në një klasë ndofta të ciklit pasfill...

10:42

Identikiti i armikut të turizmit shqiptar

Edi Rama nuk funksionon dot pa armiq. Këtë po bën edhe ndërsa vijon me një ritëm frenetik të propogandojë magjinë turistike të Shqipërisë. Sa herë raporton të d...

17:03

Revolucionet e shezllongut

Për Shqipërinë e lajmit të vrasjes së ditës dhe Kosovën e lajmit rutinor për Urën e Mitrovicës, për çmimin e shezlonit në Shqipëri që arriti të bëhet top-lajm i...

14:58

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI