Flash

Skandali te Onkologjiku/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën "arrest në shtëpi" për Edmond Gashin

Lapsi.al 18 September 2024
Skandali te Onkologjiku/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Edmond Gashin, mjekun e akuzuar për skandalin tek Onkologjiku. Farmacistin Florian Marku, Apeli e liroi nga masa e "arrestit në shtëpi" dhe caktoi për të masën e "detyrimit për paraqitje".

Për të dyshuarit Brikena Qiriazi dhe Halil Gashi, Apeli vendosi të shfuqizojë masën e sigurisë "detyrim për paraqitje", duke i lënë pa masë sigurie. Në të njëjtin vendim, Apeli i Posaçëm dërgon në Gjykatën e Lartë për shqyrtim të kompetencës lëndore të Gjykatës së Posaçme për kompetencën lëndore të pjesës së procedimit penal me objekt faktin penal të administrimit të burimit të “Kobaltit”, me persona nën hetim B.Q. dhe D.K.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI