Flash

Alarm për eksploziv në vendin ku do të mbajë tubimin Donald Trump

Lapsi.al 18 September 2024
Alarm për eksploziv në vendin ku do të mbajë tubimin Donald

Një alarm për eksploziv në vendin ku do të mbajë tubimin Donald Trump në Long Island ka alarmuar autoritetet policore.

Departamenti i Policisë Nassau konfirmoi për Newsweek të mërkurën në mëngjes se forcat e saj iu përgjigjën një “ngjarjeje të dyshimtë” pranë vendit ku do të mbajë tubimit të ish-presidentit Donald Trump.

“Ne iu përgjigjëm një ndodhie të dyshimtë në afërsi të Nassau Coliseum, megjithatë nuk kishte asnjë vlefshmëri të gjetjes së një mjeti shpërthyes”, tha një oficer i informacionit publik për Newsweek.

Oficeri shtoi, duke thënë “ne nuk jemi të sigurt se nga e ka origjinën ky informacion, por mund të konfirmojmë se nuk u zbulua asnjë eksploziv.”

Trump, kandidati republikan presidencial do të mbajë një tubim të fushatës në orën 19:00 në Uniondale, Nju Jork në Koliseumin Memorial të Veteranëve të Nassau.

Tubimi vjen vetëm tre ditë pas një atentati të dytë ndaj Trump në Ëest Palm Beach, Florida.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI