Flash

Paralajmërohen stuhi dhe përmbytje në Itali, alarm edhe në Ballkan

Lapsi.al 17 September 2024
Paralajmërohen stuhi dhe përmbytje në Itali, alarm edhe në

Fundjavën që lamë pas një stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshiu pjesën më të madhe të Europës qendore dhe lindore, duke shkaktuar 21 viktima si dhe shumë dëme materiale. Më të prekura ishin Rumania, Polonia, Republika Çeke dhe Austria.

Por alarmi tashmë është dhënë edhe në Itali. Sipas Shërbimi Meteorologjik italian orët në vijim do të jenë mjaft delikate, pasi priten reshje të forta shiu sidomos në bregun verior të Emilia-Romagna në jug ekstrem të vendit.

Ndëkrohë edhe autoritetet në Kroaci, Hungari dhe Sllovaki po paralajmërojnë gjithashtu për përmbytjet në ditët e ardhshme.

Edhe në Shqipëri priten reshje orët në vijim, por nuk ka asnjë alarm.

Përmbytje të konsiderueshme u shkaktuan nga stuhia Boris, e cila solli sasi të mëdha shiu dhe bore gjatë fundjavës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI