Flash

Mandati i Xhaçkës, debat në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi-Spiropalit: E hodhët në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 17 September 2024
Mandati i Xhaçkës, debat në Konferencën e Kryetarëve!

Me debate ka nisur mbledhja e Konferencës së kryetarëve dhe shkak është bërë mandati i deputetes Olta Xhaçka.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament, seancën e kaluar. Ndër të tjera, ai u shpreh se me opinionin që pritet të merret nga Komisioni i Venecias, synohet shpëtimi i mandatit të Xhaçkës, me procedurë.

“Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur të injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dytë që keni vendosur të hidhni në erë Gjykatën Kushtetuese, duke minuar në këtë mënyrë edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar kushtetutës dhe drejtesisë për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë të drejtë dhe keni grisur vendiemt e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ keshillimor dhe ju e dini shumë mirë se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo është propagandë pasi veprimet e juaja po na pamundesojnë detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që kuvendi të mos zbatoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpetojë mandatin me procedurë. Këtu nuk ka të bëjë me individin pasi për ne ikën një Xhaçkë dhe vjen një tjetër, këtu ka të bëjë me parimet kushtetuese”, tha Bardhi.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99 lekë e do të shitet me 99.7 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 88.8 lekë dhe shitet me 90...

08:24

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI