Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

U korruptua nga 'Rrumi' i Shijakut, ish-avokati i shtetit dënohet me 2 vite burg

Lapsi.al 16 September 2024
U korruptua nga 'Rrumi' i Shijakut, ish-avokati i shtetit dënohet

Ish-avokati i shtetit, Irgen Kërçuku është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nën akuzën se është korruptuar nga Aleksandër Laho, i njohur si 'Rrumi' i Shijakut.

Ai u arrestua në nëntor të 2019-tës, kur iu bë atentat bashkë me prokurorin Arjan Ndoja, ndërsa ky i fundit mbeti i vdekur. Nga hetimet e kryera atij iu gjet në celular një video-përgjim të qershorit të 2017-tës ku bisedonte për ryshfet me avokatin Irgen Kërçuku, që të mos apelonte procesin gjyqësor për pronësinë e 45 mijë metra/katrorë pronë shtetërore në Gjirin e Lalzit.

Irgen Kërçuku, akuzohet nga SPAK se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Aleksandër Laho, akuzohet se ka kryer veprën penale “ Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

SPAK thotë se është provuar se Irgen Kërçuku, me detyrë asokohe avokat i shtetit në Zyrën Vendore të Avokaturës së Shtetit, ka marrë 900 000 lekë nga Aleksandër Laho i quajtur ndryshe “Rumi”, për të mos marrë pjesë në procesin gjyqësor me palë ndërgjyqëse paditës Pal Seçuni, lidhur pronat në Lalëz.

Ai u pagua për të mos bërë në vijim ankim në Gjykatën e Apelit, për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, pas një ngërçi të gjatë ligjor me 45 mijë metra/katrorë në Gjirin e Lalëzit me paditës Pal Seçuni.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar), dhe Daniela Shirka (anëtare), më datë 16.09.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 36 akti, datë 27.05.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit/të pandehurit I.K., kundër vendimit nr. 77, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal (para ndryshimeve të ligjit Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 3 vite burgim.

2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite burgim.

3. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi, ku në përllogaritje të përfshihet edhe periudha e qëndrimit me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit I.K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

5. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe i pandehuri në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 77, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit I.K.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.2 lekë dhe do të shitet me 99.9 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.3 lekë dhe do...

08:33

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI