Flash

Protestë e madhe në Spanjë në mbështetje të Palestinës

Lapsi.al 16 September 2024
Protestë e madhe në Spanjë në mbështetje të

Një grup i madh qytetarësh që erdhi me thirrjen e organizatave joqeveritare në sheshin “Sol” në Madrid, protestoi me flamuj dhe shalle palestineze kundër vrasjes së më shumë se 40 mijë palestinezëve në Rripin e Gazës nga Izraeli në 11 muajt e fundit.

Derisa gjatë protestës në shesh ranë sirenat, qytetarët u shtrinë në tokë, mbyllën sytë dhe përkujtuan palestinezët e vrarë nga Izraeli. Spanjollët i dërguan komunitetit ndërkombëtar mesazhin: “Nuk mund të heshtni më dhe të mbyllni sytë para gjenocidit ndaj palestinezëve. Ndërmerrni veprime tani” si dhe brohoritën sloganet “Palestina e lirë”.

Gonzalo Avila Cruz, një nga qytetarët spanjollë që mori pjesë në protestë duke folur për gazetarin e AA-së tha: “Çdo ditë kërkoj në internet dhe përpiqem të marr informacione për atë që po ndodh në Palestinë. Asnjë qenie njerëzore nuk mund të mbetet e pandjeshme ndaj asaj që po ndodh në Palestinë”.

“Vuaj nga ajo që kam parë që në ditën e parë. Është e pabesueshme që një gjenocid lejohet para syve të gjithë botës. Ende diskutohet nëse është apo jo gjenocid, ndërkohë që janë vrarë 45 mijë njerëz prej të cilëve mbi 11 mijë janë fëmijë. Më duket e neveritshme që Evropa nuk e lëviz as gishtin”, tha Cruz.

Ndërsa Angelica Valiero tha: “Është një ngjarje që ka pasoja shumë të rënda dhe që prek të gjithë botën. Të lejosh një vend të përpiqet të eliminojë një popull nuk është gjë tjetër veçse brutalitet. Ne të gjithë ndihemi kështu. Nuk ka rëndësi i majtë, i djathtë, në Spanjë ose në vende të tjera. Është e papranueshme që të gjitha qeveritë të përdorin Palestinën politikisht. Netanyahu është vrasës. Netanyahu duhet të goditet me gurë nga populli”.

“Palestinezët janë popull miqësor dhe më dhemb shumë që Palestina po përballet me gjenocid. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të mendojë vetëm për interesat e veta, por duhet të mbështesë kauzën palestineze”, tha Maria Hernandez.

Të këshilluara

Izraeli godet Gazën, 14 viktima

Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite që goditën pjesën qendrore dhe jugore të Gazës, u vrarë të paktën 14 persona. Njëmbëdhjetë prej viktimave ndodheshin në një...

18:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI