Flash

Meloni: Londra e interesuar për marëveshjen time me Ramën

Lapsi.al 16 September 2024
Meloni: Londra e interesuar për marëveshjen time me Ramën

Qeveria e majtë britanike pasi kundërshtoi planin e paraardhësve për të shpënë emigrantët e paligjshëm në Ruanda ka hedhur sytë nga modeli i mërrëveshjes Meloni Rama, për të ngritur kampe në Shëngjin dhe Gjadër.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi gjatë një konference në Romë me homologun britanik Keir Starmer se Britania e Madhe kishte treguar “interes të madh” për marrëveshjen e qeverisë italiane për migracionin me Shqipërinë.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka treguar interes të madh për këtë marrëveshje” tha ajo.

Ndërsa Starmer theksoi nga ana e tij se palët diskutuan gjithashtu për “sfidën e migrimit të parregullt” dhe shtoi:“ Po vëzhgojmë marrëveshjen e Shqipërisë, e cila ende pritet të vihet në punë, siç e dini dhe më pas nuk e dimë ende rezultatin, por kemi diskutuar për konceptin së bashku me pjesën e parandalimit gjithashtu".

Lexo me tej:

Deklaratat e Keir Starmer/ Imazhi i Shqipërisë si "kosh" refugjatësh

Ai lavdëroi shembullin italian që arriti të ulë mbërritjet e parregullta nga deti, me 60 për qind në krahasim me vitin 2022.

Megjithëse kryeministri laburist anuloi planin e konservatorëve për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda, ai tha se ishte pragmatist dhe se do të shihte planin e Iitalisë për ngritjen e qendrave të procesimit të azilkërkuesve në Shqipëri.

Marrëveshja e Romës me Tiranën ka ndryshime thelbësore nga ajo që laburistët i kundërshtuan qeverisë së djathtë për dërgimin e emigrantëve në Ruanda.

LA 7 tallet keq me restorantin Giorgia Meloni në Shëngjin

Më kryesorja, azilkërkuesit që vijnë nga vende që Italia i konsideron të sigurta do të përpunohen në Shqipëri dhe vendi do të përdoret vetëm për përpunimin e kërkesave. të tjerëve që iu pranohet azili do të rikthehen në Itali dhe nuk do të qëndrojnë në larg destinacionit të tyre sikurse parashikonte pakti i Londërës me Ruandën.

Së dyti, Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës dhe është e detyruar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).

Qeveria britanike gjithashtu është duke shqyrtuar mundësinë e dërgimit të emigrantëve ne vende si Vietnami, kundrejt pagesës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI