Flash

Fitimet e ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri arrijnë rekord të ri

Lapsi.al 16 September 2024
Fitimet e ndërmarrjeve të huaja në Shqipëri arrijnë

Fitimet e investitorëve të huaj nga kompanitë shqiptare kanë arritur një rekord të ri historik për gjysmën e parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj nga investimi në Shqipëri për 6-mujorin 2024 arritën vlerën e 549 milionë eurove, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo shumë përfaqëson fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në Shqipëri për periudhën dhe këtë vit ka shënuar nivelin më të lartë historik. Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet për gjysmën e parë të këtij viti u rritën në 161 milionë euro, 81% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte gjerësisht negativ në vlerën e 389 milionë eurove. Deficiti në këtë zë u rrit me 5% krahasuar me një vit më parë. Duke qenë se investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, edhe bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.

Rritja e fitimeve të investitorëve të huaj në vitet e fundit mund të shpjegohet me rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë pas pandemisë, që ka sjellë efekte pozitive edhe për ndërmarrjet e huaja që veprojnë në Shqipëri. Por, padyshim një pjesë e rritjes mund t’i atribuohet forcimit të lekut në kursin e këmbimit me euron. Në mesin e këtij viti, kursi i këmbimit euro-lek ishte në rënie vjetore me 5.8%.

Mes subjekteve që kanë përfituar nga rënia e euros në kursin e këmbimit, janë edhe investitorët e huaj. Ndërmarrjet e huaja në përgjithësi i sigurojnë të ardhurat e tyre në lekë, ndërsa fitimet për aksionerët i shpërndajnë në valutë të huaj. Forcimi i lekut ka bërë që e njëjta sasi e monedhës vendase të përkthehet në një vlerë më të lartë në valutë të huaj, kryesisht në euro.

Duke qenë se një pjesë e mirë e fitimeve nuk shpërndahen, por riinvestohen, forcimi i lekut, në mënyrë të tërthortë, ka ndikuar edhe në rritjen e investimeve të huaja në vitet e fundit. Fitimet e riinvestuara në vitet e fundit kanë marrë peshën kryesore në strukturën e investimeve të huaja direkte.

Për gjysmën e parë të këtij viti, vlera e fitimeve të riinvestuara nga ndërmarrjet e huaja arriti në 394 milionë euro, 5.3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimet e riinvestuara përbënin 53% të vlerës totale të investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2024./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.2 lekë dhe do të shitet me 99.9 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89.3 lekë dhe do...

08:33

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vendi ynë (për javën që presim përpara) do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Megjithatë pse nuk do të mungojnë kthjellimet apo orët...

07:17

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI