Flash

SPAK: Jamarbër dhe Argita Malltezi blenë toka dhe ia shitën Fazlliç me çmim më të lartë

Lapsi.al 15 September 2024
SPAK: Jamarbër dhe Argita Malltezi blenë toka dhe ia shitën

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë blerë toka dhe ia kanë shitur Damir Fazlliç me çmim më të lartë.

“Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola, e cila evidentohet nga këto transaksione, pra blerjet dhe më pas shitjet e kryera. Është për t’u theksuar fakti se në akte përshkruhet se pagesat bëhen dorazi. Argita Malltezi evidentohet se ka nënshkruar kontratat e shitjes në drejtim të blerësit Damir Fazllic bashkë me bashkëshortin e saj, megjithëse nuk i deklaron në IDLKPKI këto transaksione”, thuhet ndër të tjera në dosjen e SPAK.

Mbi këtë padi ka reaguar Jamarbër Malltezi me nje postim në Facebook.

"Në aktpadinë që mbush 500 faqe me deklarata politike te parapergatitura me rregji POR pa asnje prove, prokuroret politike i kane dhene ca mediave info te gjymtuara sikur Argita ka blere e shitur toka ne private ne vitin 2007 dhe nuk i ka raportuar në ILDKPI. SPAK e di mirë ligjin, por meqe nuk ka asnjë prove per akuzen e ngritur kopjon copëza gazetash të sponsorizuara nga Soros, si Birn e Balkaninsight.

Argita Malltezi ka deklaruar pasurite e saj 2 vite para se ligji per deklarimin e pasurive t'a kerkonte nje gje te tille per femijet e politikaneve.

Kontratat në fjale janë firmosur, jo si pronare e tokave te shitura por si bashkëshortja pelqimdhenese, pasi ato nuk kane qene toka te blera prej saj por prej Ab Malltezit. Ligji per deklarimin e pasurise ne kete kohe, edhe tani, kerkon deklarimin e te ardhurave te realizuara nga subjektet zyrtare dhe femijet e tyre si persona te lidhur, por jo nga familjaret e personave te lidhur. Per pasoje, transaksionet ne fjale nuk ishin te deklarueshme ne ILDKP.

Transaksionet ne fjale jane deklaruar dhe depozituar që në atë kohë përkatësisht pranë organeve tatimore dhe organeve të kontrollit të pastrimit të parave. Spak i kthyer ne lecken ku fshin kembet edi rama mashtron trashe e nuk guxon te shprehet per vkm 183 ku edi i fal olsit 37,000 m3 toke dhe 5,300 m2 zyra, ku edi nxjerr 4 vkm te personalizuara qe te vjedhe 4200 m2 toke e ndertesen te peecaktuar per shkolle qe tia jape me 1 euro bolinos, apo sesi edi po vjedh 6 miljon m2 toke ne bregdet per hajdutet e vet strategjike" - shkuan Malltezi.

 

Lexo më tej: Nga paralajmërimi i Ramës për “non grata” tek arrestimi i Berishës (kronologjia e plotë) 

Të këshilluara

Në 1 javë arrestohen 25 shoferë në Tiranë

Gjatë javës së fundit, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka intensifikuar kontrollet për të garantuar sigurinë rrugore, duke rezultuar në një numër të lartë...

13:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI