Flash

Me gruan në makinë pasi plàgòsi 2 persona, Lul Rakaj tentoi t’i rezistonte policisë

Lapsi.al 15 September 2024
Me gruan në makinë pasi plàgòsi 2 persona, Lul Rakaj

Lul Rakaj, i cili plagosi dy persona mëngjesin e sotëm në zonën e Malësisë së Madhe, është arrestuar pas një operacioni të forcave speciale RENEA dhe Policisë së Shkodrës.

Rakaj u kap në afërsi të ballkonit panoramik të Tamarës, një pikë turistike e njohur në Malësinë e Madhe.

Gjatë arrestimit, Rakaj tentoi të çante rrethimin e parë të policisë, por u ndalua nga forcat speciale RENEA. Pavarësisht përpjekjes për rezistencë, ai u kap dhe u arrestua pa lëndime të mëtejshme.

Arma e zjarrit që Rakaj mori me vete pas ngjarjes ende nuk është gjetur në makinën e tij.

Në momentin e arrestimit, Rakaj ndodhej në automjetin e tij së bashku me gruan. Operacioni, i cili përfshiu edhe përdorimin e forcave speciale, shkaktoi frikë te rreth 20 turistë të huaj që ndodheshin në ballkonin panoramik të Tamarës me motorët e tyre.

Ndërkohë, dy personat e plagosur, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, janë ende nën kujdesin intensiv të mjekëve. Sakaq, policia po vazhdon hetimet për të gjetur armën e përdorur dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të këshilluara

Në 1 javë arrestohen 25 shoferë në Tiranë

Gjatë javës së fundit, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka intensifikuar kontrollet për të garantuar sigurinë rrugore, duke rezultuar në një numër të lartë...

13:36

Fundjavë me shi dhe ulje temperaturash

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë ve...

08:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI