Flash

Donald Trump habit me deklaratën: E urrej Taylor Swift

Lapsi.al 15 September 2024
Donald Trump habit me deklaratën: E urrej Taylor Swift

Donald Trump ndau mospëlqimin e tij për Taylor Swift pasi ajo mbështeti Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

"E urrej TAYLOR SWIFT!" ish-presidenti shkroi në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, të dielën.

Javën e kaluar, Swift njoftoi se do të mbështeste Harris, në zgjedhjet e nëntorit pas debatit presidencial të ABC.

"Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walz në zgjedhjet presidenciale të 2024," ndau ajo në Instagram së bashku me një foto të saj duke mbajtur macen e saj.

"Unë po votoj për @kamalaharris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat. Unë mendoj se ajo është një udhëheqëse e palëkundur, e talentuar dhe besoj se mund të arrijmë shumë më tepër në këtë vend nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo kaosi," shtoi këngëtarja e "Lover".

Swift gjithashtu kritikoi Trumpin për krijimin e një imazhi të rremë të inteligjencës artificiale të saj duke e mbështetur atë.

“Kjo me të vërtetë ngjalli frikën time rreth AI dhe rreziqet e përhapjes së dezinformatave,” shtoi ajo, duke shpjeguar se imazhi i sajuar e shtyu atë të ishte transparente se për kë do të votonte.

Artistja inkurajoi fansat e saj që të rishikojnë politikat e të dy kandidatëve dhe të bëjnë kërkime të duhura përpara se të zgjidhnin se kë do të mbështesnin.

Taylor nënshkroi postimin e gjatë nga një "Zonjë mace pa fëmijë", duke iu referuar komenteve të diskutueshme të kandidatit të Trump, JD Vance për gratë që nuk kanë fëmijë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI