Flash

Detaje/ Si u krye plagòsja e dyfishtë në Malësinë e Madhe

Lapsi.al 15 September 2024
Detaje/ Si u krye plagòsja e dyfishtë në Malësinë e

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Vrakë në Malësinë e Madhe mëngjesin e sotëm, kur rreth orës 09:45, një person i armatosur hapi zjarr në hyrje të një lokali, duke plagosur dy persona.

Sipas raportimit të gazetarit Senad Nikshiqi, shtetasi Lul Rakaj dyshohet se qëlloi me armë zjarri shtetasit Besmir Qofi, Avenir Hasanaj, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Megjithatë gjendja e Hasanajt është e rëndë pasi autori e ka qëlluar me plumb në gjoks.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij akti të rëndë.

Në ndihmë të tyre janë angazhuar edhe Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Njësia e Shkodrës, të cilët po vazhdojnë kontrollet intensive në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.

Të këshilluara

Fundjavë me shi dhe ulje temperaturash

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë ve...

08:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI