Flash

Berisha kthen mbrapsh shprehjen e Yuri Kim: SPAK "mostrat e fëmijëve tanë"

Lapsi.al 14 September 2024
Berisha kthen mbrapsh shprehjen e Yuri Kim: SPAK "mostrat e

Sali Berisha ka kthyer mbrapsht shprehjen e famshme të Yuri Kim për prokurorët e SPAK, "heronjtë e fëmijëve tanë" duke e shndërruar në "monstrat e fëmijëve tanë". Gjatë një konference për shtyp ku ka bërë analizën e aktakuzës së SPAK që e ka marrë si të pandehur për dosjen e privatizimit të klubit "Partizani'', lideri i opozitës i ka vënë atyre këto etiketime duke u nisur nga fakti se ata e kanë quajtur si korruptim të ish kryeministrit faktin se fëmijët e tij me bankë i kanë dhënë ggjatë viteve 118 mijë euro donacione fëmijëve autikë të fondacionit të Liri Berishës. "Këta mostra të fëmijëve tanë kanë thyer kodin e shqiptarit duke publikuar edhe emrat e fëmijëve autikë ndaj të cilëve janë dhënë donacionet", tha Berisha duke i folur me videokonferencë gazetarëve të mbledhur në selinë e PD.

LEXO ME TEJ:

Kronologjia/ Berisha i pandehur pak para zgjedhjeve parlamentare

Berisha ka denoncuar gjithashtu faktin se biznesmeni i marrë i pandehur bashkë me të për korrupsion, Fatmir Bektashi, akuzohet se ka financuar Berishën në këmbim të lejeve të pallateve duke financuar fondacionin Fëmijët shqiptarë, duke i prerë një biletë në vitin 2023 këngëtarit Rikardo Koçiante dhe Elihadia Danit, e të tjera detaj si këto. Sipas liderit të PD këto detaje qesharake përbëjnë provat e korruptimit të tij. "Sulmi ndaj fëmijve nautikë është prova e këtyre njerzve të denatyruar" tha ai duke përligjur togfjalshin "mostrat e fëmijëve tanë". Të akuzosh se Abi Malltezi më ka korrupuar mua duke paguar për fëmijët auikë, kjo është ansurde" tha lideri i PD.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Fundjavë me shi dhe ulje temperaturash

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë ve...

08:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI