Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Kërcënimi gjerman që nxjerr bllof Ramën

Lapsi.al 14 September 2024
Kërcënimi gjerman që nxjerr bllof Ramën

Ndonjëherë janë të domosdoshme tensione të mëdha, për të nxjerrë në pah të vërteta që do të mbeteshin të vdekura. 

E tillë, e rëndë, e ashpër dhe ndoshta me pasoja fatale është edhe përplasja që ka përfshirë qeverine e Albin Kurtit me zyrtarin më të rëndësishëm gjerman për Ballkanin. I dërguari i Berlinit për rajonin tonë, Manuel Sarrazin po i kërkon me ngulm Kosovës të hapë kufirin për tregtinë e lirë të mallrave serbe. Gjermania po e akuzon qeverinë Kurti se po bëhet pengesë për Procesin e Berlinit, se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, pa i marrë parasysh pretendimet e Prishtinës, që e ka ndaluar për arsye sigurie futjen në territorin e saj të mallrave serbe, që në qershor 2023, me pretendimin se bashkë me to mund të hyjnë edhe armë. 

Për të rikthyer tregtinë e lirë midis të gjitha vendeve të Ballkanit perendimor, Manuel Sarrazin ka dëshmuar se është në përdorë edhe karrotën edhe shkopin. Ai e ka joshur Prishtinën duke i premtuar që në këmbim të këtij lëshimi, qeveria e Kosovës të përfaqësohet vetë në nismën e CEFTA-së dhe jo më, si deri tani, nga UMNIK-u. Këtij avancimi drejt njohjes ai i ka shtuar edhe avantazhin se qytetarët dhe biznesi i vendit do të fitonnin nga kjo.

LEXO ME TEJ:

Shpallet plani i Vuçiç me shtatë pika për Kosovën

Natyrisht që, ndonëse në një situatë para zgjedhore, qeveria Kurti duhet të tregohet më fleksibël ndaj kërkesës së ardhur nga Berlini. Ajo duhet të marrë pasrasysh se vitet e fundit Gjermania është renditur shpesh në anën e Kosovës dhe t’i vlerësojë me kujdes prioritetin që ajo i jep Procesit të Berlinit duke mos u bërë pengesë për përparimin e tij. 

Po kjo është një çëshhtje tjetër që meriton një debat shumë më të thellë dhe të argumentuar. Në këtë histori, interesante janë të shihen kërcënimet gjermane, nëse ndodh që Kosova nuk bindet. Manuel Sarrazin i shqiptoi ato gjatë një interviste të egër në televizionin publik të Prishtinës, RTK. Ai së pari paralajmëroi se, nëse Kosova nuk thotë “PO” deri para samitit që do të mabahet në Berlin, në mes të tetorit, vendet e tjera do të ecin përpara pa të dhe ajo do të paguajë kostot financiare të vendimeve të veta. 

Pse Kosova po i thotë JO të gjithëve

Por, përpos kësaj dhe këtu është më e bukura, ai lëshoi edhe deklarata të forta që na interesojnë ne shqiptarëve të pjesës këtej të kufirit.

Duke dashur me çdo kusht ta bindë Prishtinën, politikani gjerman tha se pjesmarja e saj do e mbyllte përfundimisht faqen e Ballkanit të hapur. Tmerrësisht konkret dhe i akullt ai përmendi se kjo do të qe “gozhda e fundit në qivurin e “Open Balkan”. Dhe më pas shtoi frazën më të rëndësishme që nuk do të ishte shqiptuar kurrë në kushte normale, pa një përplasje të fortë dhe pa tensionet e tanishme: “Ballkani i hapur është krijuar për të anashkaluar Kosovën”. 

Ky pra është qëndrimi zyrtar i Berlinit: ai se projekti Vuçiç - Rama ka qenë një lëvizje kundër pjesës tjetër të kombit tonë. Kaq hapur dhe kaq troç Gjermania nuk kishte folur kurrë. Vertet ne e dimë që ajo ishte rreshtuar kundër kësaj nisme që donte të anashkalonte Procesin e Berlinit, vërtet ka të dhëna që konfirmojnë se vetëm pas këmbënguljes gjermane në Uashington, Edi Rama u detyrua të bëjë një hap pas nga projekti me presidentin serb, por ama edhe Gabriel Escobari, edhe Kris Hilli, edhe loloja i Orbanit, Varhelyi, na kishin predikuar prej vitesh të kundërtën. Për të mos folur pastaj se ç’ndodhte në Tiranë, ku Edi Rama pretendonte se mbi 60% e shqiptarëve linin kokën për Ballkanin e Hapur, se po të mos qe ai ne do kishim vdekur për bukë, në kohën e krizës së drithit, pas shpërthimin e luftës në Ukrainë, se udhëheqësit kosovarë që refuzonin ti bashkëngjiteshin nismës, qenë ca mendjeshkurtër që i bënin dëm vendit të tyre.

Alternativa e Ramës: Ballkan i hapur, ose luftë dhe gjakderdhje

Tashmë, falë një përplasjeje të ashpër mes Berlinit dhe Prishtinës, bashkë me kërcënimin për Kosovën se, nëse s’pranonte Procesin e Berlinit dhe CEFTE-n, mund të bëhej sërish viktimë e Open Balkan, në dëgjuam edhe të vërtetën zyrtare gjermane, se kjo nismë qenkësh krijuar kundër saj. Boll kaq mjafton për ti vënë pikë debateve me pro dhe kundra, për aventurën e rrezikshme ku qe angazhuar prej vitesh qeveria e Shqipërisë.  

©Lapsi.al      

Të këshilluara

Pse Kosova po i thotë "JO" të gjithëve

Kosova e ka gjetur veten në një realitet mjaft të papërshtatshëm. Është në momentin kur po u thotë JO të gjithëve, edhe kundërshtarëve, por edhe miqve të Kosovë...

13:39

Një anomali pa alibi

Fillimi i fjalimit të Ramës në asamblenë e Partisë Socialiste të ngjallte kërshëri, pasi u duk se do t’i jepte përgjigje disa dilemave që janë pjesë e debatit t...

14:02

Gabimi elementar i Albin Kurtit

Kryeministrin e Kosovës zotin Albin Kurti, unë e pëlqej. Por, kjo nuk më bën të mos qesh me atë që i ndodhi atij kur vajti në një klasë ndofta të ciklit pasfill...

10:42

Identikiti i armikut të turizmit shqiptar

Edi Rama nuk funksionon dot pa armiq. Këtë po bën edhe ndërsa vijon me një ritëm frenetik të propogandojë magjinë turistike të Shqipërisë. Sa herë raporton të d...

17:03

Revolucionet e shezllongut

Për Shqipërinë e lajmit të vrasjes së ditës dhe Kosovën e lajmit rutinor për Urën e Mitrovicës, për çmimin e shezlonit në Shqipëri që arriti të bëhet top-lajm i...

14:58

Ç' ka Kosova më shumë?

Një debat i vërtetë demokratik, nga ata që në pamje të parë duket se i interesojnë vetëm një elite të ngushtë, por që në të vërtetë janë termometër i shoqërisë ...

10:14

Valijevi si medalje hipokrizie për Ramën

Kushdo që ka pasur durimin ta shpjerë deri në fund një status të gjatë të Edi Ramës në Facebook, me siguri që i ka bërë pyetjen vetes: Si është e mundur që ky n...

14:02

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI