Flash

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Vodhi para dhe plagosi me thikë një person, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 13 September 2024
Vodhi para dhe plagosi me thikë një person, arrestohet

Në pranga është vënë Denis Zeneli.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vodhi një shumë parash në ambientet e një kazinoje në Vlorë, identifikohet dhe arrestohet 25-vjeçari.

25-vjeçari, i dyshuar dhe për plagosjen me thikë të një 41-vjeçareje, kryer në bashkëpunim me një shtetase tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së kallëzimit, më datë 12.09.2024, se në ambientet e një kazinoje në Vlorë, disa ditë më parë ishte vjedhur një shumë parash, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe, bazuar në pamjet filmike dhe në provat e tjera të siguruara, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 25”. Si rezultat, u bë identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

D. Z., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari, më datë 01.09.2024, ka vjedhur 150 000 lekë në ambientet e një kazinoje.

Gjithashtu, shtetasi D. Z. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen Xh. Th., 23 vjeçe, për të cilën ka nisur procedimi penal, më datë 12.09.2024, në ambientet e një lokali, në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasen E. D., 41 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

BQE ul normën e interesit në 3.5%

Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, duke zbritur në 3.5%. Megjithatë, institucioni financiar paralajmëroi se “in...

07:34

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI