Flash

Rusia dëbon gjashtë diplomatë britanikë, i akuzon për spiunazh

Lapsi.al 13 September 2024
Rusia dëbon gjashtë diplomatë britanikë, i akuzon për

Shërbimi rus i sigurisë FSB ka revokuar akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë në Moskë, me arsyetimin se veprimet e tyre treguan shenja të spiunazhit dhe sabotimit.

FSB-ja ka thënë të premten se posedonte dokumente që tregonin se një departament i ministrisë së Jashtme Britanike në Londër po koordinonte atë që e quajti “përshkallëzimin e situatës politike dhe ushtarake” dhe ishte e angazhuar për të siguruar humbjen strategjike të Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, raporton The Guardian.

“Faktet e zbuluara japin bazë për të konsideruar aktivitetet e diplomatëve britanikë të dërguar në Moskë nga drejtoria, si kërcënuese për sigurinë e Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë të FSB-së.

“Në lidhje me këtë, në bazë të dokumenteve të ofruara nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë dhe si përgjigje ndaj hapave të shumtë armiqësorë të ndërmarrë nga Londra, ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, në bashkëpunim me agjencitë e interesuara, ka ndërprerë akreditimin e gjashtë anëtarëve të departamentit politik të ambasadës britanike në Moskë në veprimet e të cilëve u gjetën shenja spiunazhi dhe sabotimi”, thuhet më tej në deklaratë.

Të këshilluara

Zelensky: Fitorja e Ukrainës varet nga SHBA

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se plani i Ukrainës për të mposhtur Rusinë varet nga mbështetja e Uashingtonit. Këto deklarata ai i bëri pas takim...

19:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI