Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin

Lapsi.al 13 September 2024
Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu në të gjithë

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe shira që në orët e para të mëngjesit, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në veri – veriperëndim duke sjellë vërshime të përkohëshme si edhe perbytjet lokale. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat zonat veriore e qendrore, ndërsa zonat jugore do të kenë permirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike. Ky destabilitet i atmosferës mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të sjellin vranësira të dendura në pjesën më të madhe të Kosovës, ku hera herës priten rrebeshe afatshkurta shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira në formë shtrëngate në të gjithë Kosovën. Herë pas here priten stuhi të forta ere. Parashikohet që kjo situatë destabilizuese e motit do të mbetet deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen ndjeshem maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite por e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 70 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperendimor.

Maqedonia e Veriut

Moti i vranët do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë zonave në jug dhe jugperëndim të territorit ku hera herës vranësirat do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat duke gjeneruar shira të dendur në të gjithë territorin e MV, nuk do të mungojnë gjithashtu stuhitë e forta të erës si edhe mini-stuhi breshëri. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por ulen me 3 – 4 gradë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 24°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites porderi e fortë në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor.

Europa

Zhvillimi i dy qendrave me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veri dhe veriperëndim të Europës do të sjellin reshje të dendura shiu si edhe mini-stuhi ere në: gadishullin Skandinav, ishujt britanikë si edhe zonën e Alpeve. Po ashtu gadishulli Apenin si edhe rajoni i Ballkanit do të paraqiten me vranësira konvektive, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere ndërsa moti i kthjellët do të jetë dominant përkatësisht në Europën jugperëndimore si edhe vendet e Europës lindore.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI