Flash

PAMJET/ Aksidenti i frikshëm i biznesmenit Kristian Boçi

Lapsi.al 13 September 2024
PAMJET/ Aksidenti i frikshëm i biznesmenit Kristian Boçi

Një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Rrogozhinë - Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem këtë të premte. Automjeti tip Mercedez “GLE” me targa AA 334 RP ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit ishte biznesmeni Kristian Boçi i cili në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur. Pas aksidentit ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të dokumentuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet si shkak të jetë bërë lagështia në dhe shpejtësia e lartë. Mediat raportojnë se dy fëmijët dhe drejtuesi janë jashtë rrezikut për jetën.

Kristian Boçi është i njohur për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale. Pak kohë më parë Boçi u vu në fokus të mediave pasi me urdhër të SPAK iu sekuestruan atij dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij pasuri të shumta në vlerën e trreth 50 milionë eurove. Dyshohet se ato janë vënë me anë të aktiviteteve të paligjshme dhe më pas janë përfshirë në një skemë pastrimi parash. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI