Flash

PS del sërish kundër Kushtetueses, Olta Xhaçka mbetet deputete

Lapsi.al 13 September 2024
PS del sërish kundër Kushtetueses, Olta Xhaçka mbetet deputete

Edhe herën e tretë mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë nuk i dha “dritën jeshile” dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Kjo për shkak se shumica e grupit të deputetëve të PS-së vendosi të abstenojë duke bërë që raporti i Këshillit të Legjislacionit që kërkonte dërgimin e çështjes në kushtetuese të mos marrë votat e nevojshme.

Për dërgimin në Kushtetuese ishin 25 vota pro (opozita), 65 vota abstenim dhe 9 kundër. 

Pas shpalljes së rezultatit, deputetët e opozitës lëshuan në sallë thirrje: "Turp!" teksa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se për këtë çështje do t'i drejtohet Komisionit të Venecias.

(Momenti i votimit)

Opozita dhe mazhoranca kishin dy raporte të ndryshme për këtë çështje, por PS nuk lejoi që ato të lexoheshin në seancë pavarësisht këmbënguljes së kreut të deputetëve të PD-së Gazmend Bardhi.

"Sipas rregullores, pas përfundimit të shqyrtimit nga Këshilli i Legjislacionit, ose raporti i përbashkët, ose i veçuar i mazhorancës dhe opozitës i prezantohet seancës plenare. Nuk ka ndodhur kurrë që Këshilli Legjislacionit të mos prezantojë pasi i ka paraqitur raportin kryetares së Kuvendit.

Keni burgosur kryetarin e opozitës me pretekstin se s’ka zbatuar një vendim të shkallës së parë dhe krekoseni këtu me dy raste për të mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dilni për zot votës tuaj në shkelmim të Kushtetutës së Shqipërisë" - tha Bardhi.

Në raportin e Partisë Demokratike, Kuvendit i kërkohet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ishte e qartë se për këtë çështje vendos vetëm ajo. Kryetares së Kuvendit i kërkohet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me detyrimin për të votuar “PRO” dhe të vendosë dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën kushtetuese pa vonesë.

Nga ana tjetër, edhe mazhoranca në qëndrimin e saj thotë se mbështet vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por sipas saj deputetët nuk janë të detyruar të votojnë “PRO”. Sipas socialistëve deputetët janë të lirë të vendosin vetë për votën e tyre.

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Cirku i turpshëm i Kushtetueses me mandatin e Olta Xhaçkës

Kuvendi i Shqipërisë shkeli hapur Kushtetutën për Olta Xhaçkën

Flet Xhaçka: Nuk i trembem SPAK, nuk votova për burrin tim në mbledhje qeverie

Kryemadhi – Olta Xhaçkës: Karma is a bìtch

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në urën e fshatit Polenë në Korçë. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor, ndërs...

20:09

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI