Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Krimi në Shënavlash, flet djali tjetër i viktimës: Kasaforta ka qenë për të gjithë familjen

Lapsi.al 13 September 2024
Krimi në Shënavlash, flet djali tjetër i viktimës: Kasaforta

Djali tjetër i Enver Ballës i cili u vra nga i biri Esmerald Balla në Shënavlash ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe ka dhënë disa detaje të tjera. Niku Balla me anë të një interviste në emisionin “Me zemër të hapur”, u shpreh se babai dhe vëllai i tij shkonin shumë mirë si të ishin shokë, gjithashtu ai shprehet se njerka e tyre ishte si një nënë për ta.

Balla bën me dije se kishte komunikuar në telefon me të atin disa ditë para ngjarjes dhe i është dukur i qetë pasi nuk i kishte shfaqur asnjë shqetësim. Sa i përket shkakut të krimit- kasaforta, Balla tregon se ajo ka qenë e hapur për të gjithë familjen dhe se ato para mund t’i merrte kushdo prej tyre.

“Babi pinte ndonjë gotë, dhe mendonim pale se çfarë ka ndodhur, çfarë ka bërë”, tha Balla.

Sa i përket komunikimit me të vëllain autorin e krimit, Balla tregon se nuk e ka takuar që prej ditës së arrestimit. Balla shton: Nuk dua ta shikoj në sy. Është në dorën e policisë dhe po pres hetimet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus. Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash. Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

Pjesë nga intervista:

Marrëdhënia ka qenë si të ishin shokë. Unë kam kërkuar për të dhe nuk e gjeja. Kemi kërkuar 2 javë rresht. Kur të dalë e vërteta do të jem i pari që flas.Babai nuk më ka shprehur shqetësime. Fola pak ditë para ngjarjes, ishte i qetë. Babai nuk më shfaqi asnjë shqetësim. Njerka është e mirë, ka qenë si nënë për ne. Vëllai punonte shumë, kishte fitime. Kasaforta ka qenë e hapur për të gjithë familjen, ato para mund t’i merrte kushdo nga ne. Babi pinte ndonjë gotë, dhe mendonim pale se çfarë ka ndodhur, çfarë ka bërë. Nuk e kam takuar vëllanë që nga dita e arrestimit. Nuk e kam takuar vëllanë, pasi nuk dua ta shikoj në sy. Është në dorën e policisë dhe po pres hetimet.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI