Flash

Kapen 7 kg kokainë në Itali, dy shqiptarë të arrestuar

Lapsi.al 13 September 2024
Kapen 7 kg kokainë në Itali, dy shqiptarë të arrestuar

Dy shqiptarë, të moshës 21 dhe 25 vjeç, u arrestuan nga policia italiane, në episode të ndryshme, pasi në automjetet që drejtonin u gjet një sasi prej 7 kg kokainë. Shqiptarët u arrestuan nga patrullat e policisë rrugore në autostradën A4 në Verona. Ndaj tyre janë ngritur akuzat e posedimit me qëllim shitjen e një lënde narkotike si kokainë në dy ngjarje të ndara.

Arrestimi i parë u bë të mërkurën e kaluar, 11 shtator 2024, i një shtetasi shqiptar në bordin e një Passat SW, i ndaluar fillimisht për një kontroll normal, pranë një lagjeje përgjatë autostradës A4 në Bashkinë Sommacampagna. Policia ka dyshuar për sjelljen e të riut dhe ka ushtruar kontrollin e makinës, duke gjetur një pako me pak më shumë se 1 kg kokainë, të fshehur në një ndarje të fshehur poshtë sediljes së pasagjerit.

Arrestimi i dytë u bë mbrëmjen e së enjtes, 12 shtator 2024, kur në pranga përfundoi një tjetër shtetas shqiptar. I kontrolluar nga efektivët brenda Zonës së Shërbimit “Scaligera” në Bashkinë Soave, iu gjetën gati 6 kg kokainë, e ndarë në 5 pako, të fshehura në bagazhin e makinës. Të dy shtetasit e huaj u arrestuan dhe u shoqëruan në burgun e Verona Montorio.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI