Flash

Berisha: Ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara dhe ua jep fëmijëve

Lapsi.al 13 September 2024
Berisha: Ish-kunata e Ramës u heq etiketat ilaçeve të skaduara

Nga ballkoni i banesës, kreu i PD-së Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, në QSUT u hiqet data e skadencës ilaçeve dhe u jepen fëmijëve.

“A e di ti Edi Rama që moshatarët e këtyre vogëlushëve në spitalet tona nuk kanë mjekim, nuk kanë ilaçe? A e di ti se ish-kunata jote u heq etiketat ilaçeve të skaduara për t’ua dhënë fëmijëve?” – tha Berisha.

Berisha kërkoi që punonjësve të sigurisë në shkolla duhet t’u bëhet testi i drogës.

“Ndaj dhe miqtë e mi, a e dini ju çfarë bëri (Rama) sot? Një fjalë tërkuzë për oficerët e shkollave. Të gjithë me testin e drogës, asnjë në shkollë, asnjë polic pa testin e drogës.

Ju prindër, mësues, mos pranoni këmbë njeriu me uniformë pa i bërë testin e drogës. Të sjellë testin e drogës, pastaj pranojeni se ai është shpërndarës i rrezikshëm i drogës së qeveritarëve, i drogës së zyrtarëve më të lartë.

E kupton apo jo, kur ti bën ministra trafikantë droge, çfarë bëjnë oficerët në shkolla, na thuaj pak? Ndaj dhe thirrja ime për të gjithë mësueset dhe mësuesit, për të gjithë prindërit, nxënësit dhe nxënëset, të ngrihemi se nuk meritojmë kurrë një arsim të tillë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI